Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka komentuar deklaratën e fundit të ish-Presidentit amerikan, Donald Trump, duke e cilësuar si një moment që ka befasuar jo vetëm rajonin e Europës Juglindore dhe partnerët evropianë, por veçanërisht qeverinë aktuale të Kosovës.
Sipas Hazirit, megjithëse Trump e kishte përmendur dy herë Kosovën dhe ndërhyrjen e tij në procesin e dialogut me Serbinë gjatë fushatës presidenciale të fundit në SHBA, qeveria në Prishtinë nuk ishte e përgatitur për këtë rikthim të vëmendjes amerikane ndaj rajonit.
Postimi i plotë:
Deklarata e të shtunës e Presidentit, Donald Trump, e befasoi regjionin e Europës Juglindore dhe europianët, por më së shumti qeverinë aktuale, përkundër që presidenti amerikan ka përmendur dy herë ndërhyrjen e tij në këtë proces, gjatë fushatës së fundit elektorale në SHBA.
Ky është konfirmim i rikthimit të vëmendjes për regjionin Europës juglindore, respektivisht, raportit Kosovë-Serbi.
Duke e krahasuar me rolin amerikan në konfliktet e luftërat e njohura tashmë në botë, paralelja për ndërhyrje dhe arritjen e paqes në Kosovë dhe rikthimi i tij për shkak të dëmtimit të procesit, është paralajmërim që Kosova duhet të jetë e gatshme dhe duhet të përgatitet jashtëzakonisht shumë, që të mos e zë në befasi sikur që u zu të shtunën.
Flitej që nuk është në prioritet dhe se Kosova është e harruar nga Washingtoni. Fatkeqësisht kjo qeveri ka ndërtuar raporte të kushtëzuara dhe ky raport i kushtëzuar mund të shkaktojë probleme serioze.
Duhet të bëhemi gati që sa herë që vije mundësia, që të arrijmë e ta maksimalizojmë mbylljen e bisedimeve me njohjen reciproke në qendër.
Nuk duhet harruar që takimi i presidentit Trump në arritjen e marrëveshjes së 3 shtatorit 2020, është përcjellë me dy rrethana të shkaktuara. E para, ndryshimet në qeveri në Kosovë, e cila ka qenë pëlqyer për takim me presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë, dhe, e dyta, në rrugë e sipër, paralajmërimi i prokurorit të Dhomave të Specializuara në atë kohë, Jack Smith, për ngritjen e aktakuzës ndaj presidentit të Republikës dhe tre të tjetrëve.
Përkundër këtyre, është arritur marrëveshja, është vendosur edhe kriteri ekonomik dhe është nxjerrë njohja e Izraelit. Pavarësisht që presidenti Biden e ka lënë në fuqi këtë marrëveshje Trump-Hoti, qeveria Kurti e ka heshtur dhe e ka përcjellë me stigmatizim, fatkeqësisht.
E fundit, jo më pak e rëndësishme, pavarësisht krejt zhvillimeve në botë, luftërave Ukrainë-Rusi, Izrael-Gaza dhe Izrael-Iran dhe tensionet e mëdha që janë ndalur me ndërhyrjen e presidentit amerikan, Indi-Pakistan e Kazakistan-Armeni, ne kemi hyrë në grupin e shteteve që Presidenti Trump do ta ketë rolin vendimtar.