Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ishte mysafir në Podcast-in “Përballje me Gazin” që prodhohet nga Veriu.info dhe Veriu TV me autor Gazmend Morina.
Haziri ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe ministrin e bujqësise Faton Peci për organizimin e darkës së Lames me 3 dhjetor 2024, pasi që presidentja Vjosa Osmani e kishte organizuar paraprakisht Darkën e Lamës me 26 tetor 2024.
“Darka e Lamës nuk është darkë që mundesh me organizu kur ki ti kohë. Ajo ka datën dhe natën e caktuar, është e premtja e fundit e muajit tetor. Kush e bënë, kush e organizon, kush e don është ajo natë e bereqetit të shqiptarët.” ka thënë ai për ”Përballje me Gazin”.
Deklarata e plotë: KËTU