Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar përmes një postimi në ‘facebook’ derisa brenda sallës ku po qëndron është duke vazhduar procesi i votimit të fshehtë për ofrimin e dorëheqjes së Lumir Abdixhikut.
Haziri ka thënë se s’ka ditë më të mirë se kjo të kujtohen dy mësimet e mëdha për rolin e LDK-së.
“Nuk ka ditë më të mirë se sot me i kujtu dy mësime të mëdha për rolin e LDK-së, jo vetëm të Kosovës.
LDK, me besim në Zot, familje e atdhe. LDK, besë e shpresë për Kosovë
LDK u takon anëtarësisë së saj e jo funksionarëve.
E djathtë, e moderuar, me liberalë e nacionalistë modern, republikanë e nacional-demokratë”, ka shkruar ai.















