Gjatë ditës së sotme dështoi të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
E deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka akuzuar LVV-në për bllokimin e dytë të seancës konstituive të Kuvendit.
Ai theksoi se kryesuesi i seancës nga LVV-ja ka shkelur Rregulloren e Kuvendit.
Reagimi i plotë:
Sërish Lëvizja Vetëvendosje bllokoi seancën e konstitutimit të Kuvendit.
Pati kuorum, prezentë ishin 100 deputetë. Deputetët e LDK-së ishin në sallë. Fatkeqësisht, kryesuesi i kësaj seance, deputet nga radhët e LVV-së, shkeli Rregulloren e Kuvendit, duke thirrur fillimisht për konsultime politike, pa qenë i autorizuar dhe pa pasur mandat për një gjë të tillë.
Veprimet e sotme të LVV-së shpërfaqin bllokimin faktik të procesit të konstituimit të Kuvendit dhe themelimin e institucioneve të reja.
Republika, mbi të gjitha!