Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se Kosova s’guxon të lejojë që agjenda e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e cila është ‘‘tu prit në tavolinë që disa vite’’ të vonohet edhe më shumë.
Ai ka deklaruar edhe se duhet të gjendet një konsensus për propozimin e LDK për qeveri të përbashkët dhe se, situata aktuale është e dëmshme dhe e ‘’neveritshme’’.
”Kjo që po ndodh edhe sot me moskonstituimin e Kuvendit, edhe me mosfunksionalizimin e qeverisë me legjitimitet të 9 shkurtit, është shumë vonesë e madhe e cila nuk arsyetohet, nuk justifikohet, është e dëmshme dhe është bë shumë e neveritshme, jo vetëm për Arianit Kocin, por për shumë neve. Ata që nuk kryejnë punë s’kanë pushime, nuk është koha e pushimeve. Po më vjen keq që duhet ta them që në mes kuvendit edhe zgjedhjeve lokale, disa parti dhe në këtë rast partia e parë ka zgjedh me u fokusu në diçka krejt tjetër, por për ne pushime nuk do të duhej me pas, dhe do të duhej me ndërtua një konsensus sa më i gjerë rreth projektit të LDK për një qeveri të përbashkët e cila mund ta përballon këtë agjendë. Është thanë edhe para disa javë nga vetë kryetari LDK që agjenda e Shtëpisë së Bardhë është tu prit në tavolinë që disa vite, nuk guxojmë me leju me u vazhdu me u vonu’’, ka thënë ai. /GazetaExpress