
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, që transmetohet në Periskopi dhe T7 ka folur për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 12 tetor.
Haziri ka deklaruar se kandidati i LDK për Gjilanin mund të fitojë pa balotazh.
“Pardje zoti Hyseni e kish pas një deklaratë që Gjilani do të jetë pa balotazh, kjo mund të jetë gjyësmë e vërtetë se lajmin ndoshta zoti Hyseni e ka dhënë për Arbër Ismjalin që do të ketë pa balotazh. Arbëri është shumë afër me kalu pa balotazh.Por ajo që ne po dojmë më punu është, nëse qytetari janë të bindur edhe duan që Arbëri me 12-tin bëhet krytar pa balotazh”.
Për 4 vite, sipas Hazirit, është dëshmuar që Vetëvendosje nuk di të Qeverisë.
“A keni thanë që e vetmja arsye është po dojnme e provu. A e provutë? Po.Çka bonën për 4 vjet, ata nuk munden kurgjo me kallëxu çka kanë bë për 4 vjet kurgjo”, ka thënë Haziri.