Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haziri tha se po i vjen era fushatë, Kurti e poston vendimin për rritjen e shtesave për lehona

05/06/2025 - 17:07
në Lajme
A A
Haziri tha se po i vjen era fushatë, Kurti e poston vendimin për rritjen e shtesave për lehona
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri në detyrë Albin Kurti e ka quajtur “lajm të mirë” vendimin për rritjen e shtesave të grave lehona. Duke i llogaritur edhe shtesat për fëmijë, Kurti tha se nënat lehona do të përfitojnë mbështetje mbi 2 mijë euro nga qeveria për nëntë muajt e parë pas lindjes.

“Lajmi tjetër i mirë sot është për gratë lehona të punësuara; tash e tutje, mbështetja e qeverisë për to për tre muaj të pushimit të lehonisë sipas Ligjit të Punës do të jetë 319.5 euro apo 43.3% më shumë sesa mbështetja aktuale prej 233 euro Kjo po bëhet e mundur sepse sot miratuam pagën e re mesatare referuese e cila përdoret për përllogaritjen e pagesës për tre (3) muaj në nivelin 50% të pagës mesatare nga ana e Qeverisë për secilën lehonë të punësuar.  Kështu lehonat e punësuar, përveç pagesës prej 70% për gjashtë (6) muaj nga punëdhënësi, do të kenë tre (3) muaj pagesë të lehonisë nga Qeveria në vlerë prej 319.5 euro në muaj dhe – në kuadër të skemës së shtesave për lehona – edhe tre (3) muaj të tjerë nga 325.9 euro në muaj. Kur kësaj i shtohen edhe shtesat mujore për fëmijë, i bie se edhe lehonat e punësuara do të përfitojnë mbështetje mbi 2 mijë euro nga Qeveria jonë në nëntë (9) muajt e parë pas lindjes, krahas pagesës që marrin nga punëdhënësi i tyre. Për mirëqenien që nisë me nënat.”

Lidhur me këtë vendim të Qeverisë, deputeti i LDK’së Lutfi Haziri tha se “dihet motivi” dhe se “i vjen era fushatë”.

“Sjellja e vendimeve të tilla, pavarësisht çfarë raporti e arsye e çfarë motivi – që po dihet cili është – i vjen era fushatë”.

Por, Haziri tha se është irrituese derisa bëhet kjo fushatë për zgjedhje lokale, ndërsa nuk po arrijnë të formojnë institucionet nga zgjedhjet e shkurtit.

“Në njërën anë me hy në fushatë për zgjedhje lokale e në anën tjetër mos me pasë mundësi të menaxhosh suksesin për ndërtimin e Kuvendit dhe të Qeverisë së Kosovës është diçka që po lexohet drejt: është irrituese, e neveritshme edhe për mua edhe për qytetarët. Njerëzit nuk janë vetëm numër e mekanizëm që dalin me votu vetëm kur i teket politikanëve”.

JU REKOMANDOJMË

Jo më gomone dhe kamionë, shqiptarët shpikin një metodë të re për t’u futur në Angli
Kryesore

Jo më gomone dhe kamionë, shqiptarët shpikin një metodë të re për t’u futur në Angli

06/06/2025 - 20:17
Qytetari befasohet, nuk e gjen asnjë mjek në punë në QMF’në në Obiliq
Kryesore

Qytetari befasohet, nuk e gjen asnjë mjek në punë në QMF’në në Obiliq

06/06/2025 - 20:14
Historike | Babë e bijë nga Peja zyrtarisht pjesë e Librit të Rekordeve Guinness
Kryesore

Historike | Babë e bijë nga Peja zyrtarisht pjesë e Librit të Rekordeve Guinness

06/06/2025 - 18:40
Shakohoxha: Djali i Vuçiqit pritet të jetë në stadium për ndeshjen Shqipëri-Serbi
Lajme

Shakohoxha: Djali i Vuçiqit pritet të jetë në stadium për ndeshjen Shqipëri-Serbi

06/06/2025 - 16:25
Vdes 25 vjeçari nga Prizreni, ishte në gjendje kritike pasi u aksidentua ditë më parë në fshatin Pouskë
Kryesore

Vdes 25 vjeçari nga Prizreni, ishte në gjendje kritike pasi u aksidentua ditë më parë në fshatin Pouskë

06/06/2025 - 16:19
Në Gllogjan, nderohen heronjtë Burim Mustafaj, Shpend Malaj dhe Jeton Dedushaj
Lajme

Në Gllogjan, nderohen heronjtë Burim Mustafaj, Shpend Malaj dhe Jeton Dedushaj

06/06/2025 - 16:17

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    1474 Shpërndaje
    Shpërndaje 590 Tweet 369
  • “Rrogat po ju ecin”, “Ju ka kap njëfarë mësyshi ” – Përplasje me ironi mes Kurtit dhe Myftiut Tërnava në BIK për Kurban Bajram

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Jo më gomone dhe kamionë, shqiptarët shpikin një metodë të re për t’u futur në Angli

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Serbia në Shqipëri me kuzhinier, vendoset në një hotel 10 kilometra larg Tiranës

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Bildt: Asnjë lider europian nuk ka guxuar t’ia paraqesë në mënyrë më eksplicite faktet Trumpit për luftën në Ukrainë sesa Merz

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë