Albert Krasniqi nga Demokracia Plus mbrëmë në “Pressing” të T7 ka thënë se asnjë nga kryeministrat nuk i ka shantazhuar qytetarët me buxhet.
“Asnjë prej kryeministrave nuk ka shantazhu qytetarët që ‘nëse nuk i votoni kandiatët e mi nuk do të keni buxhet’, kjo është hera e parë që një kryeministër del hapur shantazh të qytetarëve. Është kushtëzim me buxhet e shumica prej komunave varen prej grantit prej nivelit nacional”, shtoi ai.
Ai tha se Kurti në Fushë Kosovë e ka përuruar një projekt bashkë me kandidatin e VV’së për kryetar atje, Valon Prebeza.
“Një kryeministër nuk është i thirrur t’i shërbej vetëm kanddiatëve të tij, por krejtve”, tha Krasniqi.











