Sot, në Mitrovicë është zhvilluar ndeshja e basketbollit Trepça- Peja,e vlefshme për garat e PLAY OFF-it, ku mitrovicasit shënuar fitore me rezultat 75:68.
Gjatë ndeshjes në tribuna një tifozi i ka rënë të fikët, duke iu rrezikuar seriozisht jeta, raporton Veriu.info
Burime të Veriu.info nga të pranishmit bëjnë të ditur se ka qenë intervenimi i zyrtarit policor, Fatlum Shaqiri, që i ka shpëtuar jetën tifozit.
Veriu.info mëson se shikuesit i është rrotullur gjuha dhe për pasojë i ka humbur ndjenjat, por që me shpejtësi ka intervenuar zyrtari policor qëme shkathësitë e tij profesionale ia ka kthyer gjuhën në vend.
Ndryshe, Fatlum Shaqiri me vendlindje nga Pantina e Vushtrrisë, është edhe veteran i UÇK-së./Veriu.info










