Njohësi i politikave ekonomike, Shenoll Muharremi, ka reaguar ashpër ndaj heshtjes së Ministrisë së Ekonomisë pas rritjes së çmimit të energjisë elektrike.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Muharremi ka ironizuar me qasjen e qeverisë ndaj rritjes së çmimit të energjisë elektrike.
“Ministria e Ekonomisë nuk e ka nxjerrë as edhe një fjalë të vetme. Zani nuk ju ndi për rritjen e çmimit të rrymës. Mos jeni në pushim vjetor?”, ka shkruar Muharremi.
Ai ka ironizuar më tej duke thënë se qeveria mund të arsyetojë rritjen e çmimeve me pretendime për njohje diplomatike, duke theksuar mungesën e njohjeve të reja gjatë mandatit të kësaj qeverie.
“E more Albin Kurti.. Ndoshta tash lajmërohen e na thonë “Kqyrni se na e solli Erdo njohjen prej Sudani… në Turqi ndodhi!” Munden edhe me thënë “për qato po ju shtijna me pagu shumë rrymë, se po i paguni njohjet..që minisria e jashtme nuk po din me i sjellë.” Zero njohje për katër vite. Këtë sukses askush nuk munden me arritë kurrë”, përfundoi Muharremi.