Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Heshtja shurdhuese e pushtetit për dëshminë e Rubinit në Hagë: Presidenca e Qeveria nuk flasin as pas dy ditësh

16/09/2025 - 17:44
në Kryesore, Lajme
A A
Presidentja diskuton rreth mundësië që ajo ta dërgojë draft-statutin në Gjykatë- “S’mund ta bëjë pa një akt të Qeverisë”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenca e Qeveria kanë zgjedhur heshtjen përballë dëshmisë së ish-ndihmës-sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin.

Ndonëse ish-diplomati i lartë amerikan po e vazhdon dëshminë në favor të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë prej dy ditësh, pushteti aktual nuk e ka thënë asnjë fjalë.

As presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe as kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk kanë shprehur asnjë qëndrim për dëshminë tejet të vlefshme të ish-zyrtarit të lartë amerikane.

Pavarësisht së dëshmia e tij po vlerësohet si më e rëndësishmja deri me tani në favor të ish-krerëve të UÇK-së, pushteti aktual nuk po e vlerëson si të tillë.

Deri me tani Vjosa Osmani dhe Albin Kurti kanë injoruar në tërësi dëshmitë e Rubinit, i cili si askush tjetër deri me tani po tregon se lufta e UÇK-së ka qenë e drejt dhe se krimet e pretenduar ndaj ish-krerëve të UÇK-së janë të pabaza.

Heshtja e tyre po vlerësohet si e turpshme nga njohësit e rrethanave politike.

Ish-eprori i UÇK-së, Uk Lushi, i cili jeton dhe vepron në Amerikë, ka kritikuar ashpër heshtjen e institucioneve të Kosovës ndaj dëshmisë së tij.

Në profilin e tij në “Facebook”, Lushi ka shkruar se ndaj Speciales duhet të flitet sikurse po flet Rubini.

“Qyqarë shqiptarë! Politikanë dhe udhëheqës institucionesh në Kosovë! Shqiptarë kudo jeni! Qyqarë shqiptarë! A po e shihni si flitet për dhe me abuzuesit?! Si James Rubini. Të padrejtës i thuhet e padrejtë. Pa dorëza. Sepse kjo është obligim moral, njerëzor dhe shtetëror. A po ju vjen marre kur po e dëgjoni t’i thotë Prokurorisë Speciale në gojë James Rubin çka vetëm një pakicë krejt e vogël kemi guxuar t’i themi prej se ajo filloi keqtrajtimet?! Qyqarë, si po ndiheni këto dy ditë? A po tuteni hala duke parë amerikanin të bëjë atë që është dashur ta bëni ju?”, ka shkruar Lushi.

Kritika e ashpër e Rubinit për Specialen

Në dytën e dytë të dëshmisë së tij, ish-diplomati amerikan i është përgjigjur edhe pyetjeve të gjyqtarëve.

Derisa përgjigjej në këto pyetje, ai ka drejtuar edhe kritika të ashpra të kësaj gjykate.

Ai ka numëruar shkeljet që kjo gjykatë ka bërë në raport me Hashim Thaçin, duke thënë se kjo nuk është drejtësi.

Ai ka vlerësuar se kjo prokuroria po e akuzon politikisht Hashim Thaçin.

“Mendoj që jam munduar pa fund që të jem i disponueshëm për këtë gjykatë, kam shpenzuar qindra orë përgatitje, dhe ndjesia ime ishte se gjithë njohuritë ishin të pranishme në dokumente. Pikëpamjet e Prokurorisë nuk është se do të ndihmoheshin nga kontributi im. Nëse keni nevojë për pyetje kam qenë këtu dje dhe sot. Fakti që të akuzuarit kanë qenë në paraburgim për më shumë se 5 vjet, dhe fakti që ata janë dorëzuar vullnetarisht dhe fakti që janë mbajtur kaq gjatë më shqetëson mendoj se lidhet me politikën”, ka thënë ai, duke shtuar se këto gjera e shqetësojnë.

“Më shqetëson fakti që dikush të jetë i paraburgosur për kaq gjatë, këta persona janë dhënë vullnetarisht, dhe kanë qenë bashkëpunues me gjykatën. Në rastin e të akuzuarve nuk e kuptoj pse është dashur të jenë në burg për 5 vjet, nuk e shoh si shtet të së drejtës. Albright nuk e ka pasur këtë drejtësi në mendje kur e ka incizuar Tribunalin e Hagës”, është shprehur ai, duke thënë se kjo ka ndodhur vetëm pse Thaçi ka qenë udhëheqës i UÇK-së.

“Mua kjo më është dukur si fajësim politik për shkak se Hashim Thaçi ka qenë udhëheqës i UÇK-së. Duke qenë se kam parë nga afër liderët e UÇK-së dhe asnjë person tjetër nuk e ka pasur këtë mundësi, duke pasur ide të mirë të funksionit, për 3 ditë kam parë si janë sjellë ata, kush ishte përgjegjës, komandant, mbështetës. Duke pasur këtë njohuri mendoj se kjo ka qenë e gabuar, unë nuk jam jurist, kjo nuk është drejtësi”, ka theksuar Rubin.

Diplomati amerikan ka vazhduar kritikat ndaj prokurorisë për mbajtje në paraburgim të Thaçit për 5 vite.

Ai ia ka rikujtuar prokurorisë së Thaçi e ka krijuar vet këtë gjykate dhe është paraqitur vullnetarisht.

“Vitet kalonin dhe asgjë nuk ndodhi, për shumë ndodhi, pse u deshën 5 vite për të krijuar. Aktakuza është ngritur 5 vite përpara. I kam pyetur njerëzit, kam thënë nëse një gjë e tillë ishte normale, kam folur me juristë e avokatë me emër, kjo ishte e pazakontë për të trajtuar një burr shteti që u dorëzua vullnetarisht. Në juridikisionin e një Gjykate që e ka krijuar vet kur ka qenë kryeministër. Këto janë gjërat që kam mbajtur mendjen”, ka deklaruar ai.

JU REKOMANDOJMË

“Marrëveshja e Ohrit, më e dëmshmja në histori”, Shala: E kemi hupë një pjesë të sovranitetit

Shala: Qeveria Kurti nuk po investon, të rinjtë po ikin e pritet që kjo shkallë të rritet ende
17/03/2026 - 19:24

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka deklaruar se Kosova ka humbur një pjesë të sovranitetit të saj. Deputeti tha se humbja e sovranitetit erdhi si pasojë, siç tha...

Më shumëDetails

Franca gati të bashkohet me shoqërimin e anijeve në Hormuz sapo situata të jetë ‘më e qetë’ – Macron

Franca gati të bashkohet me shoqërimin e anijeve në Hormuz sapo situata të jetë ‘më e qetë’ – Macron
17/03/2026 - 19:21

Duke folur në një kabinet të mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare rreth situatës në Iran dhe në Lindjen e Mesme pak më parë – para deklaratave të fundit të...

Më shumëDetails

Trump reagon sërish: NATO po bën një gabim shumë të trashë duke mos ndihmuar në Hormuz

Trump reagon sërish: NATO po bën një gabim shumë të trashë duke mos ndihmuar në Hormuz
17/03/2026 - 18:42

Konflikti ushtarak në Lindjen e Mesme vazhdon për të 18-tën ditë, me Izraelin që godet Iranin dhe Libanin dhe Republikën Islamike që godet vendet e Gjirit. Aleatët evropianë...

Më shumëDetails

Picula: Gjendja në Serbi është përkeqësuar, procesi i anëtarësimit në BE ka ngecur

Picula i kërkon Serbisë ta arrestojë Radoiçiqin: Pa njohje të Kosovës, s’ka BE
17/03/2026 - 18:31

Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Tonino Picula, vlerësoi se reformat në këtë shtet janë “ngadalësuar ndjeshëm” në disa segmente dhe se ka, siç tha ai, regres, i...

Më shumëDetails

5-vjeçari nga Lipjani në kujdes intensiv, vizitohet nga ministri Vitia

5-vjeçari nga Lipjani në kujdes intensiv, vizitohet nga ministri Vitia
17/03/2026 - 18:25

Klinika e Pediatrisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës njoftoi për një fëmijë 5-vjeçar nga Lipjani që po trajtohet në Emergjencë dhe është në gjendje të rëndë.Shërbimi Spitalor...

Më shumëDetails

Berisha: Heqja e masave të BE-së për Kosovën, goditje e rëndë për dyshen famëzezë Rama-Vuçiq

Berisha: Heqja e masave të BE-së për Kosovën, goditje e rëndë për dyshen famëzezë Rama-Vuçiq
17/03/2026 - 18:22

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të Bashkimit Evropian për heqjen e të gjitha sanksioneve ndaj Kosovës, duke e cilësuar atë si një goditje...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Punime në katin e 10-të pa skele – Inspektorati: “Syla Group” ekspozoi punëtorët ndaj rrezikut për jetë (Dokument)

    Punime në katin e 10-të pa skele – Inspektorati: “Syla Group” ekspozoi punëtorët ndaj rrezikut për jetë (Dokument)

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    202 Shpërndaje
    Shpërndaje 81 Tweet 51
  • Ky është personi i vrarë në Gjakovë, vëllau tjetër është i plagosur

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • BIK-u shtrenjton vitrat këtë Ramazan, këto janë çmimet e reja

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • LDK-ja nis reformën, merr vendimin e parë

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë