Deputetja e VV-së, Shqipe Selimi, reagoi pak minuta pasi Gjykata Kushtetuese doli me vendim për konstituimin e Kuvendit.
Ajo kundërshtoi vendimin duke thënë se Gjykata e ka shkelur Kushtetutën.
“Prej nga shpiku Gjykata Kushtetuese këtë për tri tentime? Pse jo katër? Pse jo dy? Pse jo vetëm një? Ky është rishkrim i kushtetutës. Pra, Gjykata Kushtetuese e ka shkelur kushtetutën”, tha ajo.
Megjithatë, vetëm një ditë përpara, deputeten e VV-së e kaploi një heshtje shurdhuese.
Ajo nuk e tha asnjë fjalë për protestën kundër Gjykatës Speciale.
Edhe duke qenë bashkëshortja e Rexhep Selimit, ajo ishte e vetmja familjare e të akuzuarve nga Gjykata Speciale, që nuk ishte në protestë.
Madje, nuk e tha asnjë fjalë të vetme.