Veriu.info kishte raportuar ekskluzivisht për një skandal që ishte përfshirë Drejtoria e Urbanizmit e Komunës së Mitrovicës me lëshim të një leje ndërtimore në mënyrë të kundërligjshme në muajin tetor.
Siç mëson Veriu.info, tashmë Hetuesit e Krimeve Ekonomike të Policisë kanë zbarkuar këtë javë në Komunën e Mitrovicës për ta hetuar këtë skandal me rastin e lëshimit të lejes për kompaninë London LTD, duke nisur mbledhjen e provave për këtë skandal.
Ndryshe, Veriu.info kishte raportuar se në këtë skandal kanë qenë të përfshirë ish drejtori i Urbanizmit, Edison Ternava dhe zyrtarët e Drejtorisë së Urbanizmit, Shyhrete Peci e Florent Abrashi, ky i fundit i përfshirë edhe në konflikt interesi në këtë çështje.
Lexoni artikullin hulumtues të Veriu.info:












