Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për zgjedhjet e 9 shkurtit.Kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi ka thënë se më 9 janar pritet të fillojë procesi i votimit jashtë Kosovës përmes postes.
“Që nga mesi i muajit gusht KQZ-ja është duke i vazhduar përgatitjet dhe deri tani shumë nga aktivitetet janë kryer dhe të tjerat janë duke u zhvilluar. Më 9 janar pritet të fillojë procesi i votimit jashtë Kosovës përmes postes, ndërkaq më 11 janar subjektet politike do ta fillojnë zyrtarisht fushatën zgjedhore”, tha Radoniqi.