Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hill: Çështja e Asociacionit është vendimtare, kemi rënë dakord 12 vite më parë për themelimin e tij

23/12/2024 - 11:01
në Kryesore, Lajme
A A
Hill: Çështja e Asociacionit është vendimtare, kemi rënë dakord 12 vite më parë për themelimin e tij
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill tha se çështja e të drejtave të serbëve që jetojnë në Kosovë është një nga shtyllat qendrore të procesit të dialogut, si dhe se çështja e Bashkësisë së Komunave Serbe është vendimtare, transmeton RTS.

Hill tha se është fakt se Serbia dhe SHBA-të kanë qëndrime të ndryshme për Kosovën, por se nuk duhet të lejojnë që ky fakt t’i pengojë në çështje të tjera.

“Duhet të biem dakord që të mos pajtohemi për disa gjëra. Mendoj se një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëjmë është vazhdimi i bashkëpunimit ekonomik. Ju jeni tashmë një vend lider në investimet në teknologji. Ne punësojmë shumë të rinj serbë dhe Serbia është partneri ynë kryesor për sa i përket tregtisë në rajon dhe kjo është shumë e rëndësishme, por marrëdhënia nuk mund të bazohet vetëm në ekonomi, duhet të bazohet edhe në mirëkuptim politik dhe le të shohim se çfarë mund të bëjmë së bashku”, tha Hill.

Duke folur për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Hill tha se SHBA-të janë të kënaqura që Serbia e mbështet procesin e dialogut.

“Është shumë e vështirë, por duhet të them se Serbia po vjen e përgatitur në këto bisedime. Ndonjëherë nuk arrihet përparim në këto bisedime, por nuk mendoj se dikush fajëson Serbinë për faktin se procesi nuk çon në një mirëkuptim më të mirë. Unë e konsideroj çështjen e të drejtave të serbëve që jetojnë në Kosovë si një nga shtyllat qendrore të procesit të dialogut”, tha Hill.

Ai theksoi se çështja e Bashkësisë së Komunave Serbe është absolutisht vendimtare.

“Ne e kemi mbështetur që kur është rënë dakord për herë të parë rreth 12 vite më parë dhe duhet të zbatohet. Edhe pse njerëzit e kanë dëgjuar një mijë herë dhe janë të frustruar nga fakti që nuk është zbatuar, kjo nuk do të thotë se nuk duhet folur për të. Mendoj se duhet të jemi shumë të përqendruar në fillimin e kësaj”, tha Hill.

JU REKOMANDOJMË

Kryesore

Operacioni “Qielli i thyer” me 600 policë dhe 47 bastisje: 22 të arrestuar, 129 vetura të sekuestruara

03/06/2025 - 15:41
Kurti e Osmani bashkë në “Defender 2025”: Këtë armatim që po e shihni këtu është blerë tri vitet e fundit
Kryesore

Kurti e Osmani bashkë në “Defender 2025”: Këtë armatim që po e shihni këtu është blerë tri vitet e fundit

03/06/2025 - 15:24
Prokuroria në Speciale pranon se nuk ka kurrfarë rasti të frikësimit të dëshmitarëve
Lajme

Rasti Thaçi dhe të tjerët- Pranohen në prova disa dokumente në lidhje me disa viktima, njëra s’ishte përmendur në aktakuzë

03/06/2025 - 14:59
Osmani nga “Defender 25”: Kosova e gatshme për anëtarësim në NATO
Kryesore

Osmani nga “Defender 25”: Kosova e gatshme për anëtarësim në NATO

03/06/2025 - 14:49
“Vota kushton 110 euro”/ Kelmendi: Kjo veç rritje rrogash nuk është, transaksion i dobët biznesor
Kryesore

Kelmendi kundërpërgjigjet, zbulon se zyra e OKB-së dërgoi udhëzime në disa përfaqësi për komunikimin me Qeverinë

03/06/2025 - 14:39
“Me një dorë mbi djep dhe me tjetrën mbi gjurin e saj”, nënë e Adem Jasharit bëhet me skulpturë
Lajme

“Me një dorë mbi djep dhe me tjetrën mbi gjurin e saj”, nënë e Adem Jasharit bëhet me skulpturë

03/06/2025 - 14:25

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    889 Shpërndaje
    Shpërndaje 356 Tweet 222
  • Rrjet i organizuar mashtruesish godet Raiffeisen Bank – ja emrat e 15 personave të arrestuar për vjedhje prej 186 mijë eurosh

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Prokuroria ia sekuestroi iPhone-n, ministri Peci refuzon ta tregojë kodin

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Juristja me format shpërthyese që punon menaxhere në market, pjesë e “Supernova” në Klan Kosova (VIDEO)

    330 Shpërndaje
    Shpërndaje 132 Tweet 83
  • Kelmendi: Koordinatorja e OKB-së në Kosovë kërkon të mos mbahen kontakte me Kurtin si kryeministër

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë