Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hill për dëshminë në Hagë: Nuk ma kërkoi askush, e ndjeja se ishte e padrejtë që Thaçi po mbahet aty

09/12/2025 - 08:58
në Kryesore, Lajme
A A
Hill për dëshminë në Hagë: Nuk ma kërkoi askush, e ndjeja se ishte e padrejtë që Thaçi po mbahet aty
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-diplomati amerikan, Christopher Hill, një nga figurat më të njohura të diplomacisë amerikane në Ballkan dhe negociator kyç i çështjes së Kosovës, foli dhe për vendimin e tij për të dëshmuar në Hagë në procesin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi.

Hill ndau refleksione personale dhe u shpreh mbi arsyet që e shtynë të merrte pjesë në këtë gjyq, duke theksuar rolin e përgjegjësisë morale dhe faktit që nuk kishte prova për përfshirjen e Thaçit në krime lufte, në një intervistë për “EuronewsAlbania”, transmeton Klankosova.tv.

Ai tha se vendimi për të dëshmuar nuk ishte nën presion politik apo profesional, por një përgjegjësi morale ndësa theksoi se gjatë qëndrimit të tij në Kosovë dhe vizitave në fshatra ku ndodhën krime lufte, nuk pa asnjë provë që Thaçi të kishte urdhëruar apo kryer krime.

“Ai nuk më kërkoi për mbështetje, unë fola me disa njerëz sepse mendoja se ishte një përgjegjësi morale dhe vërtet mendoj se është një përgjegjësi morale. Isha aty, në vende të ndryshme në Kosovë, nuk qëndrova vetëm në Prishtinë, kam qenë në gjithë këto fshatra ku ka pasur krime lufte.

Padyshim që ishin krime lufte, ka pasur krime ku autorë kanë qenë serbët kundrejt shqiptarëve, por më falni, ka pasur edhe krime të tjera. Unë ama në atë kohë nuk di asnjë lloj krimi për të cilin mund të thosha se u shkaktua nga z. Thaçi dhe ai tani ka diku tek 5 vite që është në burg, në paraburgim, dhe unë ndjeva se ishte përgjegjësi morale që të shkoja në Hagë, siç bëra, dhe kalova 3 ditë duke dëshmuar dhe ndonjëherë është e vështirë sepse prokurori ishte mjaft i ashpër për këtë çështje, por unë ndjeja se ishte diçka e padrejtë për ta mbajtur atë aty.

Shqetësimi im ishte se aty gjatë luftës, unë pashë shumë gjëra gjatë luftës, por asnjëherë nuk pash Hashim Thaçin të vriste njerëz apo të jepte urdhra që të vriteshin njerëz, nuk pash diçka të tillë. Dhe kur mu kërkua që të dëshmoja, pranova”, tha ai.

Ambasadori shprehu gjithashtu rëndësinë e sqarimit të rolit të UÇK-së, duke theksuar se nuk ishte një njësi plotësisht e komanduar nga Thaçi, por me aktorë të pavarur.

“Mendoj se pjesë e kësaj ideje është se ajo që po përpiqeshin të thoshin prokurorët është se UÇK-ja ishte një njësi shumë e organizuar dhe se urdhri jepej nga kreu dhe ekzekutohej nga personi që ishte në fund. Kjo ishte një ekzagjerim i shkallës së organizimit vertikal të UÇK-së.

Pra unë nuk mendoj se ka prova nga ajo kohë, ka pasur edhe aktorë të pavarur dhe e kam përmendur edhe tek libri im diçka të tillë. Ndonjëherë kur z. Thaçi binte dakord për diçka në Rambuje dhe më pas shkonte në shtëpi dhe kërkohej një leje, unë u habita që ishte përgjegjës, por ndjeja se ishte e rëndësishme për prokurorin dhe tre gjyqtarët në Hagë që të kuptonin këndvështrimin tim.

Unë asnjëherë nuk e pranova idenë se kishte një UÇK që kishte një person në krye, Thaçin, që ishte duke dhënë këta urdhra. Jo, ajo që doja të thoja është që nuk pashë prova për diçka të tillë. Dhe duhet të jetë një gjykim që duhet të mbështetet mbi prova, pra ndjeva përgjegjësi morale që ta tregoja historinë siç e ndjeva unë. Unë nuk pretendoj t’i di të gjitha por kur më pyetën, unë ose do thoja “nuk e di” ose do thoja atë që unë dija”, tha Hill.

JU REKOMANDOJMË

Arifi: Serbia është egërsuar ndaj shqiptarëve të Luginës pas suksesit të Kosovës në KiE
Lajme

Arifi: Shpesh thuhet se po të ishin ende aktiv liderët që sot gjenden në Hagë, dinamika politike do të ishin më të forta

09/12/2025 - 08:23
Ambasadori Hill reagon për ndalimin e dinarit në Kosovë
Kryesore

“S’pranoi kompromis për Kosovën”, Christopher Hill tregon bisedimet me Millosheviqin

09/12/2025 - 08:13
Arifi: E vetmja qeveri me të cilën nuk bashkëpunon Amerika, është e Kurtit
Lajme

Arifi paralajmëron rrezikun: VV risolli kandidatë me aktakuza

09/12/2025 - 07:59
“Nuk kemi vija të kuqe”, Habit me deklaratën Artan Behrami: Mjaft është ndarë shoqëria në kategori deri sot
Kryesore

“Nuk kemi vija të kuqe”, Habit me deklaratën Artan Behrami: Mjaft është ndarë shoqëria në kategori deri sot

08/12/2025 - 22:37
Kurti pret në takim Alban Skënderajn: Koncerte të jashtëzakonshme në Prishtinë
Kryesore

Kurti pret në takim Alban Skënderajn: Koncerte të jashtëzakonshme në Prishtinë

08/12/2025 - 22:03
Presidenca i reagon Brnabiqit: Mbreti i çmendur i Vuçiqit ka një dozë të lartë të shakave
Kryesore

Presidenca dënon shpërndarjen e fotomontazhit të Osmanit me zyrtarët serbë: Fushatë e ulët propagandistike

08/12/2025 - 21:44

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Historia e dhimbshme e influenceres që iu bashkua BBVK4

    Historia e dhimbshme e influenceres që iu bashkua BBVK4

    272 Shpërndaje
    Shpërndaje 109 Tweet 68
  • Nuk u fut në listë për deputet, reagon Xhafer Tahiri

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Njërën e mbronte, tjetrën nuk e pranon në listë? – Duda Balje tregon si qëndron e vërteta për kandidimin e motrës së Donika Kadës në listën e VAKAT për deputete

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ish-drejtori i Emergjencave në Leposaviq, Valton Peci i ‘padëshiruar’ në garë, Kurti ia refuzon kandidaturën për deputet

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Lista Serbe: Kryetarët e rinj në veri shkarkuan të gjithë drejtorët e emëruar politikisht

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë