Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hipokrizia e Presidentes | Para disa muajve mburrej për shkollimin e vajzave në shkollë publike: Kemi dashur t`i rrisim si gjithë të tjerët

11/09/2025 - 12:38
në Lajme
A A
Shala: Nxënësit rrezikojnë të nisin vitin e ri shkollor pa libra | SBAShK-u paralajmëron grevë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dje ka treguar se dy vajzat e saj tashmë po e vijojnë shkollimin në një shkollë elitare private. Ajo një gjë të tillë e ka pranuar vetëm pasi mediat kanë identifikuar shkollën ku vajzat e saj dërgohen me dy xhipa të zi dhe nën përcjellje të Policisë së Kosovës.

Megjithatë, dikur ajo mburrej që vajzat e saj shkolloheshin në një shkollë publike, raporton Nacionale.

Vetëm para disa muajve, presidentja Osmani tregonte për përparësitë e shkollimit në sektorin publik, duke treguar arsyet pse ka vendosur që fëmijët e saj të shkollohen në shkollat publike.

Gjatë një interviste për televizionin T7, e cila është realizuar në dhjetor të vitit të kaluar, e para e vendit deklaronte se shkollat publike të përgatisin më mirë për profesionin dhe jetën.

“Edhe unë, edhe Prindoni kemi qenë në shkollë publike, përkundër faktit që në rrethana më të rënda jemi shkollu. Megjithatë, kur unë kam vazhduar pastaj në Amerikë, Prindoni kur ka vazhduar shkollimin në Australi, e kemi pa që prapë së prapë shkolla publike na ka dhënë një bazament shumë të fort, ndoshta pse jemi përball me vështirësi. Ajo të ndërton jo vetëm si profesionist, por edhe si njeri të përgatit më shumë për sfida, ki qëndrueshme më të madhe do të thoja. Kështu që, kemi dashtë me qenë me të gjithë të tjerët. Natyrisht, që ka sfida të mjaftueshme ende në shkollat publike me të cilat duhet të përballemi nga çështja e pastërtisë e deri të ngarkesat e jashtëzakonshme në klasa e shumëçka tjetër, megjithatë hapa pas hapi”, kishte thënë Osmani në një intervistë për emisionin “Canape”.

Kur gazetari ia kishte rikujtuar se ajo i kishte kushtet që vajzat e saj t`i shkollonte në shkollat private, ajo me krenari tregon se vajzat e saj janë pjesë e shkollave publike në vend.

Madje, Osmani kritikonte ata që pretendonin se vajzat e saj shkolloheshin në shkolla private.

“Vajzat nga fillimi, nga klasa e parë kanë qenë në shkollë publike. Kur ishin grevat e mësuesve e arsimtarëve unë i shihja shumë njerëz duke bërë propagandë se presidentja nuk merret me këtë temë, sepse i ka vajzat në shkolla private. Unë disa herë e kam sqaruar se kjo gjë nuk është e vërtetë, sepse gjithmonë kanë qenë në shkollë publike, megjithatë nganjëherë kur lajmet e rreme po e marrin dhen kot po i demtoan, por në shollë të rregullat dhe në shkollë të muzikës kanë qenë në shkollë publike”, kishte thënë Osmani.

Më tej, ajo sqaronte se për të ka qenë shumë e rëndësishme që fëmijët e saj të rriten si gjithë të tjerët.

“Kështu që, ajo ka qenë shumë me rendësi për ne që të rriten sikur të gjithë të tjerët. Sepse tani edhe si politikanë në Kosovë shumë më mirë e kupton se me çka ballafaqohet vendi dhe qytetarët e tu, ku edhe ti si qytetar i këtij vendi ballafaqohesh me ato probleme”, kishte thënë presidentja Osmani.

Por, në këtë vit shefja e shtetit ka ndryshuar mendje.

Ajo tani mendon se shkollat publike në vend përpallen me probleme të mëdha.

Në reagimin e saj ndaj raportimit të “Paparacit”, Osmani ka treguar problemet me të cilat është përballur shkolla publike ku vajzat e saj janë shkolluar për disa vite.

“Përgjatë këtyre pesë viteve, sikurse edhe nxënësit e tjerë në këtë shkollë, edhe vajzat e mia janë përballur me probleme me kanalizime, ndërprerje të ujit, rrymës e ngrohjes, bllokada totale të toaleteve, mungesë pastrimi për muaj të tërë, mungesë sigurie në shkollë (me rreth 4 mijë nxënës në shkollë, rreth 40 nxënës në një klasë), konfiskim të mjeteve të rrezikshme nga disa nxënës, e çka jo tjetër”, ka vlerësuar Osmani.

Ndër të tjera, ajo është munduar të arsyetoi veprimin e saj për t`i dërguar vajzat i saj në shkollë elitare private.

“Ndryshimi i lokacionit të shkollës është bërë për shkak të problemeve të shkaktuara nga niveli i rrezikshmërisë së lartë dhe për shkak të ndryshimit të lokacionit ku jetojmë, ndërkohë që shkolla “Ismail Qemali” tashmë është shumë larg nga vendbanimi ynë”, ka shkruar presidentja.

JU REKOMANDOJMË

Mungesa e teksteve shkollore dhe mosformimi i institucioneve, SBASHK paralajmëron grevë
Kryesore

Jasharaj i reagon Osmanit: SBAShK nuk ka shënime nga terreni se gjendja në shkollat tona është kaq e mjerë

11/09/2025 - 14:48
Basha: Populli i Kosovës qëndron krah për krah me popullin amerikan
Kryesore

Basha: Populli i Kosovës qëndron krah për krah me popullin amerikan

11/09/2025 - 14:36
Dështim pas dështimi – Gënjeshtra e Përparim Ramës për ndërtimin e parkingut nëntokësor te posta qendrore
Lajme

Dështim pas dështimi – Gënjeshtra e Përparim Ramës për ndërtimin e parkingut nëntokësor te posta qendrore

11/09/2025 - 14:34
Rrëzohet pema gjigante në Prishtinë, i zë disa vetura
Lajme

Rrëzohet pema gjigante në Prishtinë, i zë disa vetura

11/09/2025 - 14:22
Raportet SHBA – Kosovë, Deda: Skandaloze dhe me pasoja veprimet e Qeverisë Kurti
Lajme

Osmani foli për grusht-shtet, Deda: Kur Presidentja përhap lajme të rreme, Kosova duket si Rusia e Bjellorusia

11/09/2025 - 14:19
Emërohet kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë
Lajme

Emërohet kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë

11/09/2025 - 14:16

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “E pranoj që e kam mbytë, por s’e pranoj që e kam bërë me dashje”- Deklarimi i të akuzuarit Bleron Dibrani për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri

    “E pranoj që e kam mbytë, por s’e pranoj që e kam bërë me dashje”- Deklarimi i të akuzuarit Bleron Dibrani për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Refuzon të largohet Kryeshefi i “Ibër-Lepencit” s’do të japë dorëheqje pas ngritjes së aktakuzës

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Opinion/ Krimi i trefishtë i Vjosës së Raifit të Jugosllavisë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Prindon Sadriu “kapet” me Flaka Surroin pasi ajo shkroi për xhipat e zinj e mbrojtjen e afërt – ai ia përmend “vilat e jashtëligjshme” në Brezovicë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Abdixhiku tregon se a do ta votojë LDK-ja Osmanin edhe për një mandat si presidente

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë