Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hipokrizia e VV-së për (mos) miratimin e Hartës Zonale në Mitrovicë! Çka do të vendosin sonte?

27/04/2025 - 15:18
në Lajme
A A
Hipokrizia e VV-së për (mos) miratimin e Hartës Zonale në Mitrovicë! Çka do të vendosin sonte?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në seancën e nesërme të Kuvendit Komunal të Mitrovicës si pikë kryesore e rendit të ditës, po vlerësohet të jetë “Propozim vendim për miratimin e Hartës Zonale të Komunës së Mitrovicës së Jugut (HZK) 2024-2032”.

Harta Zonale Komunale është një dokument shumë i rëndësishëm i planifikimit hapësinor në nivel lokal, i cili i përcakton kushtet ndërtimore deri në nivel të parcelës, dhe vlen deri për vitin 2032

Miratimi i këtij dokumenti do t’i jep shtytje zhvillimit ekonomik të Mitrovicës, duke rregulluar planin urbanistic të qyteti për vitet e ardhshme.

Mirëpo, hezitues për miratimin e këtij dokumenti është partia më e madhe opozitare, Lëvizja Vetëvendosje në Mitrovicë, e cila para tre ditësh ka mbajtur një mbledhje të Kryesisë dhe grupit të asamblistëve në Mitrovicë, ku ka pasur kundërshtime mes tyre se a duhet të votohet ky dokument të hënën në seancën e Kuvendit Komunal të Mitrovicës.

Për shkak të qendrimeve të brendshme “për” dhe “kundër”, kjo parti ka vendosur që mbledhjen e së enjtes, ta vazhdoj sot (e diele) në ora 18:00, ku pritet të merret qendrim përfundimtar se a do ta votojë grupi i asamblistëve të VV-së nesër në Kuvend Komunal këtë pikë.

Interesant është fakti se ky dokument strategjik komunal kishte nisur në kohën kur Komunën e Mitrovicës e Qeveriste LVV, pra në mandatin qeverisës 2017-2021. Madje, edhe kontratën për hartimin e këtij draft-dokumenti komuna e kishte nënshkruar me një kompani private në qeverisjen e kaluar. Por për shkak se LVV i kishte humbur zgjedhjet komunale më 2021, hartimi i këtij dokument kishte vazhduar në mandatin qeverisës të PDK-së (2021-2025).

Pra, edhe përkundër që vet e nisën hartimin e këtij dokumenti, por e lanë në fazë fillestare për shkak të humbjes, eksponentë me ndikim brenda LVV po e kundërshtojnë miratimin e tij në Kuvend Komunal, gjë që përbën një veprim mjaft të çuditshëm.

Sidoqoftë, duke qenë së gjendemi në vit zgjedhor, vetëm pak muaj para zgjedhjeve lokale, partitë edhe ndodh të bëjnë kalkulime të tilla politike, po që në fund faturën po e “paguan” qytetari i rëndomtë.

JU REKOMANDOJMË

Albulena Haxhiu i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e presidentit

Albulena Haxhiu i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e presidentit
05/03/2026 - 23:32

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për procedurën e zgjedhjes së presidentit të Kosovës. Postimi i Albulena...

Më shumëDetails

Hoti: Veprimet e Osmanit, manipulim politik për interesa personale

Hoti: Veprimet e Osmanit, manipulim politik për interesa personale
05/03/2026 - 23:29

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, e quajti përpjekjen e presidentes Vjosa Osmani për të ndryshuar rregullat e zgjedhjes së presidentit si “dëshpëruese dhe komike”, duke theksuar se kjo...

Më shumëDetails

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres
05/03/2026 - 23:14

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin prezentë në këtë seancë. “Nuk ka kuorum, unë iu bëra thirrja deputetëve që...

Më shumëDetails

Seanca për Presidentin, kutia e votimit vendoset në sallë

Seanca për Presidentin, kutia e votimit vendoset në sallë
05/03/2026 - 23:02

Kutia e votimit tashmë është dërguar në sallën e Kuvendit të Kosovës ku pritet të zhvillohet procedura e votimit për zgjedhjen e Presidentit. Të nominuar për këtë post...

Më shumëDetails

A ka vend në LDK, Vjosa Osmani?- tregon Abdixhiku

Zhvillime të reja: LDK po shqyrton mundësinë që Vjosa Osmani të jetë bartëse e listës nëse shkojmë në zgjedhje
05/03/2026 - 22:53

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku,ka thënë se asnjë herë nuk kanë pasur qëndrim refuzues ndaj Vjosa Osmanit. Abdixhiku është pyetur nga gazetarët se nëse...

Më shumëDetails

Seanca për zgjedhjen e Presidentit, Fatmire Kollqaku e VV’së kundërkandidate e Glauk Konjufcës

Seanca për zgjedhjen e Presidentit, Fatmire Kollqaku e VV’së kundërkandidate e Glauk Konjufcës
05/03/2026 - 22:45

Në seancën që pritet ta mbahet në ora 22:00, pritet të hidhet në votim çështja e Presidentit. Sipas kushtetutës, duhet dy kandidatë, Lëvizja Vetëvendosje i ka mbledhur nënshkrimet....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Komisioni për Legjislacion i voton Vjosa Osmanit propozimet për ndryshim të Kushtetutës

    Kush votoi pro e kush kundër ndryshimeve kushtetuse

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Kurti i tha Osmanit “hajde shkojmë në këtë formacion dhe më pas e lëmë opozitën fajtore”

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Lladrovci reagon me një barcoletë për situatën politike

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • KosovaMed vazhdon misionin humanitar me donacione për QKMF Obiliq dhe QKMF Viti

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë