Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti ka reaguar ashpër ndaj qeverisë, duke e akuzuar për menaxhimin e dobët të sektorit energjetik.
Në një postim në Facebook, Hoti ka përmendur disa vendime të qeverisë aktuale që sipas tij e kanë sjellë vendin në krizë. Ai ka thënë se kryeministri ka kundërshtuar dhe anuluar ndërtimin e termocentralit të ri, nuk ka ndërtuar asnjë kapacitet të ri energjetik dhe ka anuluar projektin e gazit që ishte paraparë me Marrëveshjen e Uashingtonit.
“Sot, ky kryeministër përdor policinë për t’i shkëputur bizneset nga energjia që prodhohet me thëngjillin e Kosovës. Pse gjithë ky entuziazëm për t’i detyruar bizneset të blejnë energji disa herë më shtrenjtë, pa pasur kushte për treg të hapur dhe konkurrues?!”, ka shkruar Hoti.