Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hoti: Nëse s’votohesh në formë të hapur, fshehurazi zgjidhesh vetëm nëse kontrabandohen votat

04/07/2025 - 12:57
në Kryesore, Lajme
A A
Hoti: Nëse s’votohesh në formë të hapur, fshehurazi zgjidhesh vetëm nëse kontrabandohen votat
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, tha se shkeljet kushtetuese të, siç e quajti ai, kryesuesit të përkohshëm të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, po vazhdojnë edhe pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ai tha se që shkeljet që po i bën ai “sigurisht janë të instruktuara nga partia e tij” dhe shtoi se nuk e pranojnë një ndërrim arbitrar të formës së votimit.

Rrjedhimisht, Hoti thotë se  LDK-ja detyrohet që sot ta dërgojë sërish çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

“Ashtu siç kërkohet nga Kushtetuta, Rregullorja e Punës së Kuvendit dhe aktgjykimet e mëparshme të Gjykatës Kushtetuese që lidhen me zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, LDK-ja ka marrë pjesë në votim dhe ka votuar sa herë që grupi më i madh parlamentar e ka nxjerrë në votim kandidaten për Kryetare të Kuvendit. Kështu që ne e kemi respektuar obligimin tonë kushtetues për të marrë pjesë në votim”.

Ai tha se aktgjykimi i nxjerrë nga Kushtetuesja lidhur me ndërrimin e votimit “në mënyrë arbitrare dhe në kundërshtim me Kushtetutën dhe praktikën parlamentare të deritanishme që lidhet me zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit” e sqaron këtë pjesë, por se nuk e ka përfshirë në dispozitivin e aktgjykimit.

“Aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese e sqaron këtë çështje në pjesën e arsyetimit të aktgjykimit, megjithëse nuk është e kuptueshme përse kjo nuk është përfshirë në dispozitivin e aktgjykimit, duke qenë se parashtruesit e kërkesës kishin kërkuar që kjo çështje të gjykohej”.

Hoti tha se një kandidat që nuk merr mbështetje disa herë në votim të hapur, mund të zgjidhet me votim të fshehtë “vetëm nëse kontrabandohen votat”.

“Në të kaluarën ka pasur aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese që kanë lënë pasoja për institucionet dhe skenën politike – vendime që kanë qenë të pabazuara në frymën e Kushtetutës dhe që me kohë po dëshmohen si të tilla. Vendime që sot po shihet se e kanë kurthuar rendin demokratik në Kosovë duke mos e respektuar parimin e shumicës. Brenda rendit kushtetues ekzistues, shumica vendos gjithmonë. Ndryshe nuk funksionon. Ndryshe mbetemi peng i tekeve të individëve e partive politike të papërgjegjshme. Por aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese gjithmonë janë respektuar pa u sfiduar”.

Hoti për kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, tha se në mënyrë jokushtetuese po qëndron në zyrën e kryeministrit, ndërsa aktgjykimin e fundit s’po e respekton.

“Sot, një ish-kryeministër qëndron në zyrë në mënyrë jokushtetuese. Sot, një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese nuk respektohet dhe si rezultat vendi mbetet pa institucione tash e katër muaj, me pasoja të mëdha politike për procesin e integrimit euroatlantik dhe me pasoja ekonomike të pamatshme e afatgjata”.

JU REKOMANDOJMË

Një i vrarë e dy të plagosura rëndë, krejt çfarë dihet deri më tani për rastin në Majac të Podujevës

Një i vrarë e dy të plagosura rëndë, krejt çfarë dihet deri më tani për rastin në Majac të Podujevës
23/03/2026 - 02:04

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Majac të Podujevë, ku një 45-vjeçar nga Obiliqi dyshohet se është vrarë nga një 31-vjeçare nga...

Më shumëDetails

320 vende, mbi 1 mijë aplikantë në Forca e Sigurisë së Kosovës

320 vende, mbi 1 mijë aplikantë në Forca e Sigurisë së Kosovës
23/03/2026 - 02:00

Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbylljen e konkursit për pranimin e 320 ushtarëve të rinj në Forca e Sigurisë së Kosovës, interesimi i të rinjve...

Më shumëDetails

Osmani thumbon Abdixhikun nga çajtorja e Llapit: Duhet me ia marrë xhygymat

Osmani thumbon Abdixhikun nga çajtorja e Llapit: Duhet me ia marrë xhygymat
22/03/2026 - 23:56

Presidentja Vjosa Osmani po vazhdon të realizojë një “parafushatë” nëpër komuna të ndryshme. Kësaj radhe ka vizituar Podujevën. Përgjatë kësaj vizite, ajo qëndron në një çajtore në Podujevë,...

Më shumëDetails

Bashkim Ramosaj, distancohet nga “Lëvizja e Deçanit”: Nuk kane të bëjnë as me komb e as me fe, nuk kanë as din as iman

Bashkim Ramosaj, distancohet nga “Lëvizja e Deçanit”: Nuk kane të bëjnë as me komb e as me fe, nuk kanë as din as iman
22/03/2026 - 23:00

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, është distancuar nga “Lëvizja e Deçanit”. Në një video që është shpërndarë në rrjete sociale, Ramosaj në një iftar të organizuar...

Më shumëDetails

Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, Ardita dhe Ilazi dyshohet se ishin në lidhje

Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, Ardita dhe Ilazi dyshohet se ishin në lidhje
22/03/2026 - 22:06

Podujeva është tronditur pasditen e sotme për një vrasja makabre e një personi dhe plagosja e dy grave. Ilaz Brahimi është vrarë në fshatin Majac nga e dyshuara...

Më shumëDetails

Ky është i vrari në Majac të Podujevës (Emri)

Ky është i vrari në Majac të Podujevës (Emri)
22/03/2026 - 22:01

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Majac të Podujevës, ku një person ka humbur jetën në rrethana tragjike. Viktima dyshohet se është Ilaz Brahimi,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    586 Shpërndaje
    Shpërndaje 234 Tweet 147
  • Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, Ardita dhe Ilazi dyshohet se ishin në lidhje

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Skandali i “Rene Clinic”: Injektonin Botox dhe fillerë ilegalisht – klinika e Jeta Rukiqi Krasniqit operonte edhe me personel të palicencuar

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Ky është i vrari në Majac të Podujevës (Emri)

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • U kap nga policia dhe inspektorët duke injektuar botox dhe fillerë ilegalisht – Klinika “Revita” e Besa Berishës sfidon shtetin, vazhdon punën edhe pse ka ndalesë aktive

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë