Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hoti: VV ka dështuar ta sigurojë shumicën, partitë të bien dakord për një datë zgjedhjesh

05/06/2025 - 13:39
në Lajme
A A
Hoti-Kurtit: Për katër vjet, ai dhe vartësit e tij kanë ikur nga seancat e jashtëzakonshme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, ka thënë se kriza politike në demokraci ndodhin, por kur ato thellohen dhe zgjasin janë papërgjegjësi e forcave politike.

“Krizat politike në një demokraci mund të ndodhin, por është papërgjegjësi e forcave politike nëse ato thellohen dhe zgjasin, duke krijuar kosto për çdo qytetar dhe biznes.”

Ai ka thënë se institucionet nuk mund të formohen pa u siguruar shumica parlamentare. Sipas tij VV ka dështuar ta formojë këtë shumicë dhe shton se ajo duhet të kërkojë konsultime me partitë tjera.

“Pavarësisht të drejtës që ka partia e parë që del nga zgjedhjet për të propozuar kandidatin për Kryetar të Kuvendit dhe për të marrë e para mandatin për formimin e Qeverisë, institucionet e reja që duhet të dalin nga zgjedhjet nuk mund të formohen pa u siguruar shumica parlamentare. Ky është një rregull elementar i sistemit tonë kushtetues, i cili është i ngjashëm me shumicën e sistemeve kushtetuese të demokracive perëndimore. Pas 27 dështimeve për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit, është e qartë se partia e parë ka dështuar të formojë shumicën parlamentare. Rrjedhimisht, ajo duhet ta pranojë këtë dhe të kërkojë konsultime me partitë e tjera për modalitetet kushtetuese të daljes nga kriza politike.”

Hoti ka përsëritur qëndrimin e LDK’së që të jetë opozitë por përmendi edhe propozimin për qeveri gjithëpërfshirëse kalimtare. Për këtë të fundit thotë se nuk ka konsensus.

“LDK-ja, në mungesë të krijimit të një shumice parlamentare dhe duke e bërë të qartë se, për shkak të rezultatit zgjedhor, do të qëndrojë në opozitë pa u bërë pjesë e asnjë lloj shumice parlamentare, ka propozuar një qeveri gjithëpërfshirëse kalimtare, me mandat dhe kohë të kufizuar. Ky propozim kërkon konsensus nga të gjitha forcat politike, konsensus i cili duket qartë se nuk ekziston.”

Ai ka thënë se është detyrim i forcave politike që të ulen sa më parë dhe të bien dakord për një datë të re zgjedhjesh.

“Rrjedhimisht, është detyrim i forcave politike që të ulen sa më parë dhe të bien dakord për një datë të re zgjedhjesh. Vendi nuk mund të lihet pa institucione. Nëse forcat politike nuk arrijnë të merren vesh për të formuar shumicën parlamentare, atëherë fjalën duhet ta ketë sërish sovrani.”

JU REKOMANDOJMË

Historike | Babë e bijë nga Peja zyrtarisht pjesë e Librit të Rekordeve Guinness
Kryesore

Historike | Babë e bijë nga Peja zyrtarisht pjesë e Librit të Rekordeve Guinness

06/06/2025 - 18:40
Shakohoxha: Djali i Vuçiqit pritet të jetë në stadium për ndeshjen Shqipëri-Serbi
Lajme

Shakohoxha: Djali i Vuçiqit pritet të jetë në stadium për ndeshjen Shqipëri-Serbi

06/06/2025 - 16:25
Vdes 25 vjeçari nga Prizreni, ishte në gjendje kritike pasi u aksidentua ditë më parë në fshatin Pouskë
Kryesore

Vdes 25 vjeçari nga Prizreni, ishte në gjendje kritike pasi u aksidentua ditë më parë në fshatin Pouskë

06/06/2025 - 16:19
Në Gllogjan, nderohen heronjtë Burim Mustafaj, Shpend Malaj dhe Jeton Dedushaj
Lajme

Në Gllogjan, nderohen heronjtë Burim Mustafaj, Shpend Malaj dhe Jeton Dedushaj

06/06/2025 - 16:17
Ushtarët italianë të KFOR-it me patrullime të rregullta në Kosovë
Lajme

Ushtarët italianë të KFOR-it me patrullime të rregullta në Kosovë

06/06/2025 - 15:51
Nxehet termometri, temperaturat në fundjavë arrijnë deri në 34 gradë
Lajme

Nxehet termometri, temperaturat në fundjavë arrijnë deri në 34 gradë

06/06/2025 - 15:46

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    1467 Shpërndaje
    Shpërndaje 587 Tweet 367
  • “Rrogat po ju ecin”, “Ju ka kap njëfarë mësyshi ” – Përplasje me ironi mes Kurtit dhe Myftiut Tërnava në BIK për Kurban Bajram

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bildt: Asnjë lider europian nuk ka guxuar t’ia paraqesë në mënyrë më eksplicite faktet Trumpit për luftën në Ukrainë sesa Merz

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Juristja me format shpërthyese që punon menaxhere në market, pjesë e “Supernova” në Klan Kosova (VIDEO)

    395 Shpërndaje
    Shpërndaje 158 Tweet 99
  • Serbia në Shqipëri me kuzhinier, vendoset në një hotel 10 kilometra larg Tiranës

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë