Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hovenier dje u përshëndet me kosovarët pas 3 viteve si ambasador, mesazhet që la në paraqitjet e fundit

28/12/2024 - 08:43
në Kryesore, Lajme
A A
Hovenier dje u përshëndet me kosovarët pas 3 viteve si ambasador, mesazhet që la në paraqitjet e fundit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, këtë muaj po e përmbyll mandatin e tij në vend. Ditëve të fundit, ai ka zhvilluar takimet lamtumirëse e aktivitetet e fundit zyrtare në këtë post. Hovenier në këto angazhime la porosinë se SHBA do të jetë e përkushtuar ndaj partneritetit me Kosovën dhe se dëshiron që Kosovën ta shohë të përparuar.“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara ndaj partneritetit tonë. Duam ta shohim Kosovën të ketë sukses dhe të përparojë. Kur mendoj se si ishte ky vend kur fillova të punoja për të në fund të viteve ’90, kur mendoj se si ishte në kohën e pavarësisë dhe kur mendoj se si është tani, nuk ka asnjë dyshim për përparimin dhe për kapacitetin e njerëzve të Kosovës, për qëndrueshmërinë e tyre për të realizuar vizionin e tyre për një shtet sovran, të pavarur, demokratik, shumetnik, të begatë dhe të suksesshëm”, tha të premten Hovenier pasi bëri homazhe te shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Për këtë të fundit, ai tha se ishte i nderuar që “aktin final” të tij si ambasador në Kosovë ta bëjë duke e nderuar figurën dhe këmbënguljen e tij për të drejtat e njeriut.“E bëj këtë në kujtim të Presidentit Rugova dhe asaj për çka ai qëndronte, këmbënguljes së tij për të drejtat e të gjithë njerëzve të Kosovës, këmbënguljes së tij për një shtet sovran, demokratik, shumetnik dhe të begatë, këmbënguljes së tij për të ndjekur këto qëllime në përputhje me vlerat më të larta të komunitetit ndërkombëtar”.

Ai tha se gjatë mandatit të tij “së bashku kemi forcuar partneritetin e qëndrueshëm mes popullit të Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Kosovës”.“Ky dhjetor shënon edhe fundin e shërbimit tim si ambasador i SHBA-së në Kosovë. Dëshiroj të falënderoj popullin e Kosovës për miqësinë dhe mikpritjen. Ka qenë nder që të shërbej në këtë rol dhe të kontribuoj në përpjekjen e përbashkët mes SHBA-së dhe Kosovës për të avancuar dhe konsoliduar një Kosovë sovrane, demokratike, multietnike dhe të begatshme. Jam krenar që e kemi arritur bashkë”.

Në planin personal, ai tha se gjithmonë do ta kujtonte kremtimin e 4 Korrikut të 2024-ës në Kosovë “kur të gjithë ne refuzuam të lejonim shiun e rrëmbyeshëm të na pamundësonte të festonim dhe të vallëzonim bashkë”.Hovenier, duke thënë se përparimi i Kosovës ishte i padiskutueshëm që nga pavarësia, ai u shpreh optimist edhe për të ardhmen.

“E le këtë detyrë duke e ditur se e ardhmja e Kosovës është e ndritshme dhe mezi pres të shoh se çfarë ju populli i Kosovës do të arrini në vitin 2025 dhe më tej”.

JU REKOMANDOJMË

Prapaskenat brenda samitit të NATO-s për të joshur Donald Trumpin, CNN: Diplomacia e Mark Rutte për “babin” dhe kërcënimi për Spanjën
Lajme

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump diagnostikohet me një sëmundje të venave që shkakton ënjtje të këmbëve

17/07/2025 - 23:00
Skandal: 40 vjeçarja nga Podujeva u operua për kancer, por i doli vetëm zorra qorre
Lajme

Skandal: 40 vjeçarja nga Podujeva u operua për kancer, por i doli vetëm zorra qorre

17/07/2025 - 22:45
Rekord dënime për kamiona të betonit që bllokojnë trafikun në Prishtinë, firma Gitor e pëson më së shumti
Lajme

Rekord dënime për kamiona të betonit që bllokojnë trafikun në Prishtinë, firma Gitor e pëson më së shumti

17/07/2025 - 22:35
“Nata 605 euro” Haradinaj godet Kurtin: Bën hajgare me Kosovë, nëpër ishuj t’Greqisë me pantolla t’shkurtë
Lajme

“Nata 605 euro” Haradinaj godet Kurtin: Bën hajgare me Kosovë, nëpër ishuj t’Greqisë me pantolla t’shkurtë

17/07/2025 - 22:15
“Albini nuk po don me i dënu bashkëpunëtorët – Kur e shkel ligjin për simbole ma s’ki çka pret”, Nexhmedin Spahiu e ndërlidhë punën e gjykatave me flamur
Lajme

“Albini nuk po don me i dënu bashkëpunëtorët – Kur e shkel ligjin për simbole ma s’ki çka pret”, Nexhmedin Spahiu e ndërlidhë punën e gjykatave me flamur

17/07/2025 - 22:10
Biznesmeni Uron Salihu del nesër para gjykatës – dyshohet për uzurpim të objektit të pensionistëve në Ferizaj
Lajme

Biznesmeni Uron Salihu del nesër para gjykatës – dyshohet për uzurpim të objektit të pensionistëve në Ferizaj

17/07/2025 - 22:06

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë tre vëllezërit Krasniqi, pronarë të Ciao Berto – ndërtuan fabrikë me leje të kundërligjshme – 4 zyrtarë të Obiliqit me aktakuzë për korrupsion shkaku i tyre

    Këta janë tre vëllezërit Krasniqi, pronarë të Ciao Berto – ndërtuan fabrikë me leje të kundërligjshme – 4 zyrtarë të Obiliqit me aktakuzë për korrupsion shkaku i tyre

    167 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Korrupsioni mundësoi ngritjen e fabrikës “Ciao Berto”- Tre zyrtarë para gjyqit për favore ndaj biznesmenit Blerim Krasniqi

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Reagon mërgimtari Festim Ademi: “Nuk kam të bëjë asgjë me plagosjen në Gojbulë, unë jam në Gjermani në punën time”

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Naim Murseli në gjykatë me pamje të re, reagon Vesa: Kishte kohë me mbjell flokët

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Polici me grada bie në përgjime të AKI-së e PSRK-së duke çuar sekrete shtetërore te spiunët serbë

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë