Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka pritur në takim ish-Komandantin e NATO-s, Wesley Clark, të cilin e ka vlerësuar për njeri që ka bërë shumë për të ndërtuar marrëdhënie të fuqishme mes Kosovës dhe ShBA-së.
“Gjithmonë kënaqësi të takoj gjeneralin në penzion, Wesley Clark, i cili ka bërë shumë për të thelluar marrëdhëniet e fuqishme mes ShBA-së dhe Kosovës dhe vazhdon të jetë simboli i mbështetjes amerikane për popullin e Kosovës”, ka shkruar Hovenier në Facebook.