Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hovenier pyetet se çka ndikoi në rënien e VV-së: Vendet e punës, ekonomia – këtë e thanë votuesit në sondazhe

15/02/2025 - 17:55
në Kryesore, Lajme
A A
“Marrëveshja zbatohet edhe pa nënshkrim, qeveria ta miratojë draft-statutin dhe ta çojë në Kushtetuese”, mesazhet e Hovenier
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, i cili përfundoi detyrën në dhjetor të vitit 2024, Jeff Hovenier në një intervistë dhënë së fundi, ka komentuar mes tjerash edhe rezultatin e zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën të dielen e kaluar dhe rënien e Vetëvendosjes.

Duke folur në “Atlantic Council”, diplomati amerikan ka theksuar se Vetëvendosje nuk mori numrin e nevojshëm për ta formuar qeverinë vetëm, dhe se një numër i madh njerëzish, shohin nga Partia Demokratike e Kosovës e Lidhja Demokratike e Kosovës për udhëheqje.

“Vetëvendosje dhe Albin Kurti deri më tani kanë marrë numrin më të lartë të votave, por nuk kanë marrë votat për ta formuar qeverinë vetëm.

Por pika tjetër që do të theksoja është se palët që kanë udhëhequr para Vetëvendosjes, qëndrojnë ende mirë te publiku kosovar. PDK-ja dhe LDK-ja, edhe pse PDK-ja doli pak më mirë, të dyja ishin rreth 20 për qind, që tregon se ka një numër të madh njerëzit në Kosovë që shohin këto parti për udhëheqje…” – ka thënë ai, transmeton Nacionale.

Hovenier ka folur edhe për sinjalet e dhëna nga partitë politike rreth koalicioneve të mundshme:

“Çfarë kemi parë në këto zgjedhje, ka ende një numër të madh njerëzish që përkrahin Vetëvendosjen, por jo gjysma e vendit. Dhe koalicionet në politikë kanë qenë pjesë e Kosovës për një kohë të gjatë. Çfarë do të jetë interesante tani, është kjo rënie në përkrahjen ndaj Vetëvendosjes…si do të duket koalicioni, sa e vështirë apo e lehtë është. Në të kaluarën edhe njerëzit kanë pritur që palët të bëhen bashkë në çështjet kyçe për të mirën e shtetit. Por sinjalet nga të gjithë akterët janë se sjelljet e kaluara nuk pritet të ndodhin më”.

In Kosovo’s elections, voters backed PM Kurti’s Vetëvendosje, but with less support—why? Can the opposition unite to take power? @IlvaTare talks to former US Ambassador @JHoven65 about what’s next for Kosovo and the US role in supporting its future. https://t.co/0HUgWiCk3C

— Atlantic Council Europe Center (@ACEurope) February 13, 2025
Çka ndikoi në rënien e VV-së?

Ish-ambasadori amerikan është pyetur nëse marrëdhëniet e tensionuara mes Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund të kenë ndikuar në rënien e partisë së tij në këto zgjedhje.

Megjithatë, ai tha se sipas sondazheve që ka parë, qytetarët duan vende të punës, ekonomi të zhvilluar, shëndetësi e arsim.

“Është e vështirë për mua të them, sondazhi që unë kam parë sugjeronte se çështjet për të cilat votuesit ishin më të interesuar nuk ishin marrëdhëniet me ShBA, marrëdhëniet me BE, apo dialogu. Ishin vendet e punës, ishte ekonomia, ishte shëndetësia, edukimi, krijimi i një të ardhme ku gjenerata e re ndihet sikur ka një mundësi për të qëndruar, për të punuar, për të jetuar dhe të kenë sukses…Kjo duket të jetë ajo se çfarë thanë shumica e votuesve nëpër sondazhe” – u shpreh Hovenier, transmeton Nacionale.

Theksojmë se sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para në këto zgjedhje duke marrë 40.84 për qind apo 341 mijë e 672 vota.

PDK ka dalë e dyta me 22.05 për qind, apo 184 mijë e 499 vota dhe LDK e treta me 17.67 për qind ose 147 mijë e 827 vota.

Në vendin e katër, është renditur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.45 për qind apo 62 mijë e 309 vota.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me numërimin e votave të kandidatëve për deputet, ndërsa më pas do të numërohen edhe ato me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat jashtë Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Albulena Haxhiu, në gjykatë para Kuvendit
Lajme

Albulena Haxhiu, në gjykatë para Kuvendit

23/06/2025 - 10:48
Koci: Sanksionimi i Vulin nga SHBA-të, goditja më e madhe për Serbinë që nga 1999!
Lajme

Koci: Seanca dështon edhe sot, vazhdon cirku i deputetëve – populli po varfërohet, bizneset në prag të falimentimit

23/06/2025 - 10:46
Bajrami i reagon Muratit për alarmin që Kosova t’i humb 90 milionë euro të BB shkak i bllokadës të Kuvendit: Mos dezinformo
Lajme

Bajrami i reagon Muratit për alarmin që Kosova t’i humb 90 milionë euro të BB shkak i bllokadës të Kuvendit: Mos dezinformo

23/06/2025 - 10:43
Berisha: Me Lumirin e Memlin është problem me i dalë opozitë Kurtit
Lajme

Berisha: Liderët tanë janë mësuar t’i kapësh për krahu dhe t’u tregohet se çka të bëjnë

23/06/2025 - 10:41
Xhipat e zi/ Për 4-vjetët e Qeverisë “Kurti” u shpenzuan 16 milionë euro për vetura me qira te “AutoMita” dhe “Mercom Company” (Dokumente)
Kryesore

Xhipat e zi/ Për 4-vjetët e Qeverisë “Kurti” u shpenzuan 16 milionë euro për vetura me qira te “AutoMita” dhe “Mercom Company” (Dokumente)

23/06/2025 - 10:37
Ymeri: Kemi një dështim të diplomacisë, degradimi i pozicionit të Kosovës vjen si pasojë e sjelljes së papërgjegjshme të kryeministrit Kurti
Lajme

Ymeri: Kurti ka keqpërdorur besimin e qytetarëve pas zgjedhjeve të fundit parlamentare

23/06/2025 - 10:19

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Policia gjen motoçikletën që u përdorë në sulmin me kallashnikov ndaj shtëpisë së Liridon Osmanit në Vushtrri

    Ekskluzive: Policia gjen motoçikletën që u përdorë në sulmin me kallashnikov ndaj shtëpisë së Liridon Osmanit në Vushtrri

    213 Shpërndaje
    Shpërndaje 85 Tweet 53
  • Çmimet e naftës, u bëhet thirrje qytetarëve që të lajmërojnë mashtrimet

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • VIDEO | Sulmohet me kallashnikov shtëpia e Liridon Osmanit në Vushtrri, u rrah rëndë nga persona me maska para 1 muaji

    240 Shpërndaje
    Shpërndaje 96 Tweet 60
  • Sveçla: Armatimi i rëndë është gjetur në një objekt që i përket politikanit Aleksandar Arsenijevic

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Lirohen dy eprorët e Policisë në Pejë, avokati Berisha thotë se “konfirmohet turpi”

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë