Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hoxha, biznesmeni e shoferi| Skema se si për një lokal me letra false viktimës iu morën mbi 100 mijë euro fajde

23/10/2025 - 15:18
në Kryesore, Lajme
A A
Hoxha, biznesmeni e shoferi| Skema se si për një lokal me letra false viktimës iu morën mbi 100 mijë euro fajde
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një hoxhë nga Fushë Kosova, një biznesmen një shofer transporti janë në qendër të një dosjeje të rëndë penale që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e përshkruan si “skemë të mirëorganizuar fajdeje, me motive pasurore dhe mjete kërcënuese”. Insajderi sjell detajet e aktakuzës.

Besimi. 100 mijë euro fajde. Një hoxhë. Një biznesmen. Një i vet-përshkruar si shofer kamionësh. Një lokal me letra false. Kjo është historia qe përshkruan aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ku akuzohet Pajazit Tërnava, një hoxhë e deri vonë edhe Kryetar i Bashkësisë Islame në Fushë Kosovë bashkë me biznesmenin Arben Gashi dhe të vet-përshkruarin shofer i transportit Milazim Ahmeti.

Në aktakuzën e ngritur më 16 tetor 2025, të cilën e ka siguruar Gazeta Insajderi, përshkruhet mënyra se si Tërnava, Gashi e Ahmeti kanë bashkëvepruar për të përfituar mbi 100 mijë euro nga një qytetar që kishte kërkuar ndihmë financiare për të shpëtuar biznesin e tij.

Nga besimi te fajdeja: Roli i hoxhës që lidhte “miqtë me para”

Në qendër të ngjarjes qëndron Pajazit Tërnava, i cili, sipas dokumenteve zyrtare, ka qenë kryetar i Bashkësisë Islame në Fushë Kosovë dhe njeri me ndikim në rrethin e tij fetar e shoqëror.

Prokuroria thotë se Tërnava “ka shfrytëzuar besimin e krijuar te viktima për ta futur në kontakt me personat që merren me fajde”, duke garantuar personalisht për ta.

Aktakuza përshkruan se hoxha Tërnava ishte ai që kishte ndërmjetësuar takimin e parë mes viktimës dhe biznesmenit Arben Gashi, i cili më pas do të siguronte paratë me interesa ekstreme.

“Pajaziti i ka thënë viktimës se këta janë njerëz të besës, se do ta ndihmojnë përkohësisht, vetëm për ta nxjerrë nga halli. Në fakt, çdo javë i kërkonin më shumë para”, thuhet në një pjesë të deklaratës së viktimës të përfshirë në dosje.

 “Merr 50 mijë sot, kthe 100 mijë pas gjashtë muajsh”

Viktima, një afarist që menaxhonte një lokal në Prishtinës, kishte hyrë në hall financiar në fund të vitit 2022. Në vend që të kërkonte kredi në bankë, ai iu drejtua një personi që e njihte përmes xhamisë, Pajazit Tërnavës.

Në dëshminë e tij para prokurorisë, viktima thotë se Tërnava i kishte propozuar që “ta ndihmojnë disa njerëz që kanë para në dorë, por që punojnë me besë”.

“Hoxha më tha mos u shqetëso, këta njerëz janë seriozë, vetëm duhet të nënshkruajmë një letër për siguri. Thashë mirë, se isha në hall,” ka deklaruar viktima.

Kështu ai mori një shumë prej 50 mijë eurosh nga Arben Gashi, biznesmeni që në aktakuzë figuron si afarist nga Prishtina, i cili kërkonte kthim të 100 mijë eurove pas gjashtë muajsh, shifër që sipas Kodit Penal përbën qartazi fajde.

Lokali si garanci – kontrata false që ndryshoi pronësinë

Kur viktima nuk kishte mundësi të kthente paratë në afatin e caktuar, grupi, sipas prokurorisë, i kishte kërkuar që të nënshkruante një kontratë shitjeje të lokalit të tij afarist.

Në pamje të parë, kontrata dukej si marrëveshje shitjeje e ligjshme, por në realitet ajo ishte falsifikuar për të siguruar kontrollin mbi pronën.

“Më thanë është vetëm për garanci. Kur të kthesh borxhin, do ta anulojmë kontratën. Por pas disa javësh, filluan të më thonë që lokali tani është i tyre”, thuhet në dëshminë e viktimës.

“Më vizitonin çdo ditë, më kërcënonin, më thoshin se nëse flisja me policinë, ‘do të ma digjnin lokalin me benzinë’”.

Kërcënimet, takimet dhe shoferi që sillte “porositë”

Në skemë, rolin e presionit e kishte Milazim Ahmeti, i përshkruar në aktakuzë si shofer transporti.

Sipas prokurorisë, Ahmeti kishte qenë personi që shoqëronte biznesmenin Gashi në mbledhjen e borxheve dhe që e vizitonte viktimën për ta “kujtuar” çdo javë për pagesat.

Gazeta Insajderi një vit më parë pati publikuar dëshminë e viktimës:

“Nëse nuk i sjell të hënën, do të vij me njerëzit e mi”, citohet në një SMS që viktima ia ka dorëzuar policisë.

“Milazimi vinte çdo javë, shpesh me një makinë të zezë, ndalonte para lokalit dhe nuk dilte derisa unë t’i jepja diçka. Ishte tmerr”, rrëfen viktima.

Në bastisjet e policisë, te Milazim Ahmeti janë gjetur një armë zjarri dhe disa fishekë, për të cilat ai nuk posedonte leje, duke u akuzuar edhe për mbajtje të paautorizuar të armës

Çfarë thonë të akuzuarit

Të tre të pandehurit kanë mohuar fajësinë.

Pajazit Tërnava ka deklaruar se “ka vepruar vetëm si ndërmjetës për t’i ndihmuar palët që kishin një mosmarrëveshje financiare” dhe se “nuk ka përfituar asnjë cent nga kjo punë”.

“Unë jam njeri i fesë, kam dashur vetëm të pajtoj njerëzit. Burimi i parave nuk ka qenë i imi dhe as s’kam marrë interes,” ka thënë ai para Prokurores Speciale, Habibe Salihi.

Arben Gashi, biznesmeni, ka pretenduar se marrëveshja ka qenë “shitblerje e ligjshme” dhe se “kontrata është nënshkruar në mënyrë të vullnetshme nga viktima”.

Milazim Ahmeti, shoferi, ka thënë se “ka qenë vetëm i pranishëm në disa takime dhe nuk ka kërcënuar askënd”.

Dëshmia e axhës, Naim Tërnava: Edhe ne jemi dëmtuar

Një kthesë e pazakontë në këtë rast është dëshmia e Naim Tërnavës, Kyetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), i njohur si Myftiu i Kosovës dhe që është edhe axha i të akuzuarit Pajazit Tërnava.

Në deklaratën e tij para Policisë më 14.02.2023 dhe më pas para Prokurorisë më 09.12.2024, Naim Tërnava ka thënë se edhe vetë ai dhe vëllezërit e tij janë dëmtuar financiarisht në këtë marrëdhënie.

“Personin P.B e kam njohur pasi më ka kontaktuar në telefon. Më ka kërkuar të takohem me të në një lokal në Prishtinë. Ai më tha se ka problem me djalin e vëllait tim, Pajazitin,” ka deklaruar Naim Tërnava.

“Para se të takohem me P.B, kam biseduar me Pajazitin dhe më ka njoftuar se e ka autorizuar P.B që ta shesë lokalin që e kemi pasuri të përbashkët. Pajaziti më tha se ai person nuk po ia jep paratë. P.B. kishte ndalur për vete diku 30 mijë euro.”

JU REKOMANDOJMË

Xhamia Al-Aqsa në Jerusalem mbetet e mbyllur gjatë festës së Bajramit për herë të parë në 60 vjet

Xhamia Al-Aqsa në Jerusalem mbetet e mbyllur gjatë festës së Bajramit për herë të parë në 60 vjet
20/03/2026 - 13:23

Xhamia Al-Aqsa në Jerusalem mbeti e mbyllur të premten, duke shënuar herën e parë që nga viti 1967 që kjo xhami qëndron e mbyllur gjatë festës së Bajramit....

Më shumëDetails

SHBA godet hakerat iranianë, mes tyre edhe “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

SHBA godet hakerat iranianë, mes tyre edhe “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë
20/03/2026 - 13:21

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së njoftoi të enjten se ka mbyllur disa faqe interneti që përdoreshin nga Irani për “operacione psikologjike”, për të synuar kritikët e regjimit dhe...

Më shumëDetails

Kurti: Po përballemi me dy sfida, me provokime në kufi dhe me ngritjen e çmimit të naftës

Kurti: Po përballemi me dy sfida, me provokime në kufi dhe me ngritjen e çmimit të naftës
20/03/2026 - 12:04

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në Bashkësinë Islame të Kosovës ka folur edhe për dy sfidat me të cilat Kosova është duke u përballur aktualisht. Ai ka thënë...

Më shumëDetails

Kryekuvendarja uron Fitër Bajramin: Le të na shërbejë kjo festë si kujtesë se secili mund të japim shumëçka nga vetja

Kryekuvendarja uron Fitër Bajramin: Le të na shërbejë kjo festë si kujtesë se secili mund të japim shumëçka nga vetja
20/03/2026 - 11:17

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu me rastin e festës së Fitër Bajrami ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, raporton Ekonomia Online. Haxhiu, ka theksuar peshën e kësaj feste...

Më shumëDetails

Kurti nga BIK-u: Në këtë ditë feste kujtojmë 37 hoxhallarë, imamë, shehlerë, që ranë dëshmorë në luftën çlirimtare

Kurti nga BIK-u: Në këtë ditë feste kujtojmë 37 hoxhallarë, imamë, shehlerë, që ranë dëshmorë në luftën çlirimtare
20/03/2026 - 11:00

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës ku nga aty ka ururar festën e Fitër Bajramit, raporton Ekonomia Online.Ai tha se edhe këtë vit...

Më shumëDetails

Festa e Bajramit, Abdixhiku: Zoti ju bekoftë ju, familjet tuaja dhe vendin tonë!

Festa e Bajramit, Abdixhiku: Zoti ju bekoftë ju, familjet tuaja dhe vendin tonë!
20/03/2026 - 10:46

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka uruar festën e Fitër Bajramit. Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se kjo festë rikujton vlerat që i bashkojnë: solidaritetin, faljen...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Stacioni i Autobusëve në Skenderaj hap 10 vende të lira pune

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Fabrika gjigante “Loni Dekor” hap vende të reja pune, shpall konkurs për dy pozita

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Gjykata i cakton 30 ditë paraburgim policit Fatmir Uka, i arrestuar në skandalin e publikuar nga Veriu.info

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë