Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të sapozgjedhur të Kuvendit të Kosovës.
“Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Kosovës me vetëdije zgjedhë të shkelë Kushtetutën e Kosovës që në ditën e parë të tij,” ka deklaruar Hoxha.
Ajo ka shtuar se i njëjti edhe më herët ka bërë shkelje kushtetuese.
“I njejti, që edhe kur nuk ishte kryetar ka shkelur Kushtetutën, sot (keq)përdorë pikërisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ta bërë shkeljen e radhës, duke e shkelur edhe rregulloren e Kuvendit për mënyrën se si zgjidhen nënkryetarët e komuniteteve jo shumicë.”
“Çfarë marrëzie. Çfarë mendësie”, ka shkruar ajo.