Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hoxhaj: BE-ja shkeli Marrëveshjen e Brukselit me mënyrën si u përfaqësua Kosova në CEFTA

19/10/2024 - 08:09
në Kryesore, Lajme
A A
Hoxhaj: Serbia ka për qëllim t’i shndrrojë komunat në veri në pikën më të tensionuar në Evropë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Bashkimi Evropian vetëdijshëm shkeli Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit për mënyrën se si u përfaqësua Kosova në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA). Sipas tij, në Marrëveshjen e Brukselit thuhet se Kosova duhet të përfaqësohet në organizata ndërkombëtare si shtet sovran, por në CEFTA u prezantua me asterisk.
Kosova për herë të parë u përfaqësua me zyrtarë të saj në CEFTA këtë muaj, por me asterisk. Deri tash, Kosova përfaqësohej nga UNMIK-u.

Për Hoxhajn, kjo mënyrë e përfaqësimit nuk do të thotë asgjë. Ai ka theksuar se që Kosova të jetë e barabartë me shtetet e tjera duhet të ndryshohet Konventa e CEFTA-s.

“Pranimi i kompromisit nga Kurti (për lejimin e mallrave serbe) nuk e ka ndërruar përmbajtjen e pranisë së Kosovës në CEFTA, e ka ndërruar vetëm përfaqësimin. Nuk ka ndërruar Konventa e e CEFTA-s… është gjetur vetëm një zgjidhje si të ulet në tavolinë dhe të jetë funksionale. Çështja e CEFTA-s, kompromiset e Kosovës, qëndrimi i Sarrazinit dhe i evropianëve tregon për diçka tjetër. Ne kemi pasur Marrëveshje të Brukselit. Nga pika e parë deri te e pesta e kemi pasur që Kosova duhet të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare si shtet sovran dhe e shoh mënyrën se si është përfaqësuar Kosova në CEFTA është shkelje brutale e Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit. Jo që Kosova e Serbia s’po e zbatojnë marrëveshjen, por edhe gjermanët, francezët e BE-ja që e kanë propozuar një plan të tillë vetëdijshëm po e shkelin”, ka thënë ai në “Interaktiv” të KTV-së.

Deputeti i PDK-së u shpreh se për të është situatë e re se si Bashkimi Evropian po e sheh Marrëveshjen e Brukselit.

“Kam pritur që Kurti përtej skanerëve dhe debatit teknik, do duhet të ketë mendim strategjik, t’u thotë evropianëve përtej asaj që kam vullnet ta nënshkruajë marrëveshjen dhe s’po do Vuçiqi, për Këshill të Evropës vlen parimi që të anëtarësohemi si shtet i pavarur, për CEFTA-n bëhet zgjidhje improvizuese – për mua është situatë e re se si BE-ja po e sheh marrëveshjen”, ka potencuar Hoxhaj.

Në kontekstin gjeopolitik, pavarësisht shteteve anëtare mosnjohëse, Hoxhaj shprehet optimist se është e mundur ndryshimi i Konventës së CEFTA-s që Kosova të jetë e barabartë me anëtaret e tjera.

“Kurti duhej të insistonte që Kosova e zbaton marrëveshjen, sikurse tha në Proceisn e Berlinit, por hapi i parë i zbatimit do të ishte anëtarësimi i Kosovës në CEFTA jo me asterisk, jo me zgjidhje kozmetike ose simbolike, por duke ndryshuar Konventën, gjë që e shoh të mundur. Në kotekstin gjeopolitik, as Moldavia, as Rumania nuk do t’i thoshin jo kërkesës së BE-së për ta pranuar Kosovën”, ka deklaruar Hoxhaj.

Nga dhjetori i 2021-s, Kosova kishte pezulluar pjesëmarrjen në CEFT pasi Serbia, Bosnjë-Hercegovina dhe Moldavia kanë refuzuar që të diskutojnë për largimin e Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) si përfaqësues i Kosovës brenda marrëveshjes rajonale të tregtisë.

Me angazhimin e Gjermanisë, para mbledhjes së Procesit të Berlinit më 15 tetor, Kosova vendosi të lejojë kalimin e mallrave serbe në Merdar, ndërsa Serbia pranoi që Kosova të përfaqësohej nga zyrtarë të saj në CEFTA.

JU REKOMANDOJMË

Therrja me thikë në Mitrovicë, Zahiti: Njësitet përkatëse policore janë duke trajtuar rastin
Kryesore

Therrja me thikë në Mitrovicë, Zahiti: Njësitet përkatëse policore janë duke trajtuar rastin

10/07/2025 - 14:02
Klinaku: Vendimi i Apelit ndaj “Calit”, skandaloz dhe politik
Lajme

Hidhet poshtë ankesa e Salih Mustafës se dënimi me 15 vjet burgim ndaj tij shkel Kushtetutën

10/07/2025 - 13:52
“Dikujt i duhen 15 vjet, dikush i merr me një intervistë”: Gazetari i RTK-së reagon për 100 mijë eurot e Blerim Haxhiajt
Lajme

“Dikujt i duhen 15 vjet, dikush i merr me një intervistë”: Gazetari i RTK-së reagon për 100 mijë eurot e Blerim Haxhiajt

10/07/2025 - 13:40
Reagon Sveçla: E kemi rritur 30% buxhetin për Policinë, kush e përdorë situatën për të zbehur angazhimet do të dështojë
Lajme

Sveçla për zëvendësimet e komandantëve të Policisë: Çdo veprim që ngrit gatishmërinë, ne e përkrahim

10/07/2025 - 13:32
LAJMI I FUNDIT: Therret me thikë një person në Mitrovicë, kjo është gjendja e tij
Kryesore

LAJMI I FUNDIT: Therret me thikë një person në Mitrovicë, kjo është gjendja e tij

10/07/2025 - 13:02
Qeveria nuk u përgjigj për dëmet e vërshimeve, Ibrahimi: Neglizhencë totale, komunat i kanë kryer obligimet e tyre…
Lajme

Kreu i Asociacionit të Komunave: Qeveria Kurti po vazhdon injorimin e nevojës urgjente për krijimin e një Fondi Emergjent për komunat

10/07/2025 - 12:32

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë dy personat e arrestuar për djegien e “GATE Club”

    Këta janë dy personat e arrestuar për djegien e “GATE Club”

    282 Shpërndaje
    Shpërndaje 113 Tweet 71
  • Njëri sot e theri kolegun në zyrë, kjo është dosja kriminale e djemve problematik të Sabit Gecit

    168 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Viktima e therur nga djali i Sabit Gecit është anëtar i Kryesisë së PDK-së në Lipjan

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Djali i Sabit Gecit ther me thikë kolegun e tij të punës, arratiset

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • “Kishte një dëshirë”, vëllai i Agon Zejnullahut tregon bisedën e fundit me të dy orë para vde’kjes

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë