Anëtari i kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj u shpreh i bindur se ndryshimi politik do të ndodh më 8 shkurt.Sipas tij situata në Kosovë u përkeqësua për katër vjet sa ka qeverisur Kurti.
“Nuk ka ndonjë projekt të vetëm kur ne e kemi parë kryeministrin Kurti që ta vendos një gurthemel dhe ta prej ndonjë shirit.”, u shpreh ai.Hoxhaj përmendi edhe raportet me ndërkombëtarët.
“Në planin e jashtëm për pesë vjet nuk ka asnjë nnojohje, asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare, BE e ka nën sanksione Kosovën, SHBA e injorojnë çdo kërkesë të Kosovës. Dhe se zoti Kurti ka marrë një vend i cili në vitin 2021 ka qenë demokratik është një vend i cili është më shumë autoritar në sjelljen e tij të brendshme dhe të jashtme. “, tha Hoxhaj.Madje kur iu përmendën shtesat e fundit që iu dhanë fëmijëve dhe pensionimeve tha se edhe këtë gjë edhe autoritarët.
“Qytetarët e Kosovës e kanë kuptu, ne jemi në terren ata që kanë mbështetur në vitin 2021 nuk do ta mbështesin më zotëri Kurtin.”, shtoi Hoxhaj në rtv21.