Islamologia Ikballe Huduti ka shprehur shqetësimin për ndikimin që mund të ketë literatura islame në përçarjen fetare dhe kombëtare në Kosovë.
“Literatura islame nuk i vlerëson të mirat historike dhe nuk ka etikë sa i përket bashkimit dhe vlerësimit të vlerave kombëtare,” deklaroi ajo në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini.
Sipas Hudutit, mungesa e theksit mbi identitetin kombëtar dhe historinë në këto literaturë mund të çojë në përçarje të brendshme në shoqëri.