Ish-deputeti i VV-së, Fatmir Humolli, ka reaguar ndaj bisedave të fundit të publikuara mes Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit, duke theksuar se qytetarët tani po e shohin qartë funksionimin e Qeverisë.
Ai për GazetaBlic ka shprehur shqetësimin për pasojat e kësaj logjike të qeverisjes, duke e vënë theksin në faktin se qytetarët kishin pritur shumë nga qeverisja aktuale.
“Ne i kemi parë pasojat e kësaj logjike të funksionimit të Qeverisë, tani po i shohin edhe qytetarët,” tha Humolli.
Ai theksoi rëndësinë e ndërtimit të institucioneve që parandalojnë situatat e këqija, duke theksuar se pasojat e problemeve të tilla nuk kompensohen lehtë.
“Ne i kemi pa pasojat e kësaj logjike të funksionimit të Qeverisë, tani po i shohin edhe qytetarët, se si ka funksionuar kjo Qeveri dhe sa e ka vlerësuar qytetarin që ka prit kaq shumë nga këta. Është mirë me ndërtu insitucione që i pengojnë të këqiat, se kur të ndodhin, pasojat nuk kompensohen”, tha Humolli për GazetaBlic.