Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e programit të sotëm të Ligës së Kombeve, ku kemi disa rezultate tejet interesante.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Red Bull Arena”, Kombëtarja e Gjermanisë ka pësuar humbje si vendase me rezultat minimal 1:0 nga Hungaria.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Adam Szalai, i cili e vulosi fitoren e hungarezëve në minutën e 17′.
Po ashtu, fitore sot regjistroi edhe Italia, e cila e mposhti në “Giuseppe Meazza” Kombëtaren e Anglisë me rezultat minimal 1:0.
Heroi i italianëve ishte sulmuesi Giacomo Raspadori, i cili vulos fitoren e “Azzurëve” në minutën e 68’ të ndeshjes.
Ndërkaq, më poshtë mund të gjeni të gjitha rezultatet e ndeshjeve të sotme në Ligën e Kombeve.
Liga A
Gjermania 0:1 Hungaria
Italia 1:0 Anglia
Liga B
Bosnja dhe Hercegovina 1:0 Mali i Zi
Finlanda 1:1 Rumania
Liga C
Gjeorgjia 2:0 Maqedonia e Veriut
Bullgaria 5:1 Gjibraltari
Liga D
Estonia 2:1 Malta











