
Policia e Kosovës përmes një aksioni të koordinuar me AKI-në dhe Prokurorinë kanë arrestuar sot, Fatmir Shehollin, nën dyshimet për përfshirje në spiunazh.
T7 ka publikuar pamjet ekskluzive nga momenti kur Sheholli është arrestuar, kontrollimin e veturës së tij që është bërë nga Policia dhe për gjërat që janë gjendur brenda veturës së Shehollit.
Sheholli për dhjetëra minuta është mbajtur brenda veturës së tij, derisa policët që po merreshin me rastin kanë përfunduar procedurat e tyre dhe ndërkohë kanë ardhur edhe zyrtarë shtesë policore.
