Kandidati për deputet nga LDK, Ekrem Hyseni, ka thënë se në Pejë kanë shpalosur programin e partisë në shëndetësinë, si një nga fushat më të rëndësishme.
Postimi i tij i plotë:
Nga Fushë Kosova mbrëmë, në Pejë sonte shpalosëm programin e LDK-së, për një nga fushat më të rëndësishme, për shëndetësinë.
LDK-ja në programin Rruga e Re, parasheh që i gjithë fokusi institucional të drejtohet në këtë sektor, për ta nisur transformimin rrënjësor.
E që ky transformim parashihet të ndodhë përmes veprimeve e vendimeve konkrete, si:
- Qendra e re spitalore
- Punësim i garantuar brenda 6 muajve për çdo student të diplomuar në mjekësi
- Specializime të financuara nga shteti
- 150 koeficienti në javën e parë
- Sistemi informativ shëndetësor
- Onkologjia- prioritet
- Investime në kuadrin e ri profesional
- Investime në infrastrukturë
- Fondi i sigurimeve shëndetësore
Krahas këtyre, edhe investime në projekte tjera, të cilat kanë impakt jo vetëm në përmirësimin e shërbimeve, por edhe në vet jetën e qytetarëve.
Vetëm një qasje serioze garanton suksesin në Shëndetësi dhe kësisoj do t’i përmbahemi pikë për pikë!