
Kandidati për Kryetar të Podujevës nga LDK-ja, Ekrem Hyseni, ka mbajtur tubim me banorët e Bradashit, fshatit të Agim Veliut, të cilin nuk e ftoj në tubim.
Hyseni ka shkruar:
Bradashi foli sonte, foli qartë, foli bindshëm për fitoren e madhe të LDK-së më 12 tetor!
Vullneti e përkushtimi i qytetarëve tanë po rritet sa më shumë që po i afrohemi ditës kur do të vendoset për fatin e Podujevës sonë për katër vitet e ardhshme.
Përcaktimi e vendosmëria e qytetarëve është më e qartë se kurrë më parë!
Kjo është porosia, ky është vullneti i tyre!