Jahti në të cilin shpërtheu zjarri mbrëmjen e së dielës, i cili ishte i ankoruar në Portin e Budvës, është pronë e një biznesmeni të njohur nga Podgorica. Ai ndodhej në të në kohën e zjarrit.
Siç raportojnë mediat malazeze, jahti që u dogj është në pronësi të Aleksandar “Braco” Miranoviq, biznesmen nga Podgorica, përcjell Insajderi.
Miranoviq u arrestua për rrëmbim, ndërsa djali i tij Petar Miranoviq u dënua me dy vite burg për vrasje në tentativë.
Më 19 shtator 2013, rreth orës 3 e 40 minuta, në bulevardin Ivan Crnojeviq në Podgoricë, në trotuarin përpara shtëpisë së tij, pas një grindjeje të shkurtër, ai e goditi viktimën me thikë në gjoks, duke i shkaktuar lëndime të rënda.
Në vitin 2018, gazeta malazeze “Dan” shkroi gjithashtu për Miranoviqin.
“Drejtori i kompanisë Rudo Montenegro, Aleksandar Braco Miranoviq (55-vjeçar), u arrestua me dyshimin se ai, së bashku me djemtë e tij Petra (29-vjeçar), Vjekoslav (41-vjeçar) dhe Jugoslav Labuliq (43-vjeçar), morën pjesë në rrëmbimin dhe rrahjen e shtetasit shqiptar Anton Kajoshajn nga Tuzi“.
Miranoviq dyshohej se në atë kohë po drejtonte veturën në të cilën djali i tij goditi Kajoshajn me armë zjarri, i cili u rrah gjithashtu nga vëllezërit Lambulic.
Siç shkroi “Dan”, të dyshuarit më pas mohuan fajësinë, duke pretenduar se Kajoshaj hipi vetë në veturë me ta.