Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

I arrestuari për keqperdorim të pozitës Florent Tahiraj, ishte emëruar nga pushteti aktual si sekretar në Postën e Kosovës

14/03/2022 - 21:43
në Lajme
A A
I arrestuari për keqperdorim të pozitës Florent Tahiraj, ishte emëruar nga pushteti aktual si sekretar në Postën e Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në mesin e tre ish- zyrtarëve të “Trafikut Urban” të arrestuar sot nga Policia e Kosovës është edhe Florent Tahiraj, i emruar nga pushteti aktual si sekretar i Postës së Kosovë, shkruan Insajderi.

Nga njoftimi i policisë së Kosovës, në kohen kur është kryer vepra për të cilën dyshohet se janë të përfshirë tre zyrtarët, Florent Tahiraj ka qenë në postin e Sekretarit të Trafikut Urban.

Insajderi mëson se Tahiraj në zgjedhjet e fundi ka përkrahur Vjosa Osmanin dhe Listën Guxo që garoi bashkë me Vetëvendosjen.

Pas ardhjes në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Guxo, i dyshuari Tahiraj është emëruar sekretar në Postën e Kosovës nga pushteti aktual

Vendimi për këtë ishte marrë nga Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës, i cili po ashtu është emëruar nga Qeveria Kurti II dhe përbëhet nga persona të afërt me pushtetin aktual.

Insajderi po ashtu raportoi se personat tjerë të dyshuar për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe përfshirje në “Konflikt interesi“ janë edhe ish-kryesuesi i bordit të drejtorëve në “Trafiku Urban”, Ruhan Beha si dhe Lulzim Rexhepaj, ish-kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes publike “Trafiku Urban”.

Sipas burimeve të Gazetës, arsyeja e arrestimit të tyre ka të bëjë me blerjen indirekte të veturës personale të ish-kryesuesit me një çmim dyfishë më të lartë se sa çmimi i tregut.

Ky burim i ka thënë Insajderit se Trafiku Urban e ka blerë veturën 13 mijë euro por me çmim të tregut ajo veturë bën diku 6 mijë euro.

E policia e Kosovës ka arrestuar edhe menaxherin në një auto-sallon.

“Personat e dyshuar me iniciale (deri sa ishin në pozita, tani nuk i ushtrojnë ato pozita); R. B. (Kryesues i Bordit të Drejtorëve të NPL “Trafiku Urban”), L. R. (Kryeshef i NPL “Trafiku Urban”), F. T. (Sekretar në NPL “Trafiku Urban”) dhe V. K. (Menaxher në një auto-sallon), kanë arritur që përmes marrëveshjeve dhe koordinimeve në mes vete, veturën që ka qenë në pronësi të Kryesuesit, ta shesin fillimisht në një auto-sallon dhe pastaj përmes procedurave tenderuese ta blejnë të njëjtin për nevojat e NPL “Trafikut Urban” në vlerë prej disa mijëra euro me shtrenjtë se vlera reale”, thuhet në njoftimin e Policisë./Insajderi.org/

JU REKOMANDOJMË

Gënjeu se është homoseksual – shqiptarit i humb e drejta për të qëndruar në Angli
Kryesore

Gënjeu se është homoseksual – shqiptarit i humb e drejta për të qëndruar në Angli

19/05/2025 - 22:48
Analisti pro-Kurtit tregohet pak diplomat: Nuk do të lëshohem në detaje, por Gjuriqi është largpamës
Kryesore

Analisti pro-Kurtit tregohet pak diplomat: Nuk do të lëshohem në detaje, por Gjuriqi është largpamës

19/05/2025 - 22:34
Meloni flet me liderët evropianë pas bisedës Trump-Putin: Po punohet për fillimin e menjëhershëm të negociatave Ukrainë-Rusi
Kryesore

Meloni flet me liderët evropianë pas bisedës Trump-Putin: Po punohet për fillimin e menjëhershëm të negociatave Ukrainë-Rusi

19/05/2025 - 22:12
U kapën duke bërë dallavere me testim për vozitje, arrestohen 2 persona
Kryesore

U kapën duke bërë dallavere me testim për vozitje, arrestohen 2 persona

19/05/2025 - 21:56
Trump: Rusia dhe Ukraina do të fillojnë menjëherë negociatat drejt një armëpushimi
Lajme

Trump: Rusia dhe Ukraina do të fillojnë menjëherë negociatat drejt një armëpushimi

19/05/2025 - 21:28
Nasim Haradinaj i ashpër me Spahiun: Më mirë hiç mos e mbajë stemën e Kosovës, veç e ndytë
Kryesore

Nasim Haradinaj i ashpër me Spahiun: Më mirë hiç mos e mbajë stemën e Kosovës, veç e ndytë

19/05/2025 - 20:31

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Presidenca i reagon Nexhmedin Spahiut që tha se Kosova u prezantua me fusnotë në samitin në Tiranë

    Presidenca i reagon Nexhmedin Spahiut që tha se Kosova u prezantua me fusnotë në samitin në Tiranë

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • “Thaçi promotori kryesor i vrasjeve politike … do dalë nga Haga në 2056”, Anëtari i ri i partisë së Pecit e Gërvallës e pati quajtur UÇK-në organizatë kriminale

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Kërcënohet me jetë presidentja Osmani

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Albulena Haxhiu dhe deputeti i PDK-së shkëmbejnë përshëndetje të ngrohtë në oborrin e Kuvendit

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Incidenti në ‘Rrugën B’, arrestohet Shkelqim Kastrati – dyshohet që shtiu në drejtim të Faton Shales

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë