Nuk ka të ndalur për Vedat Muriqi, i cili vazhdon të shkëlqejë në La Liga.
Sulmuesi kosovar ka shënuar edhe golin e tij të dytë personal në ndeshjen që RCD Mallorca po e zhvillon ndaj CA Osasuna, duke dyfishuar epërsinë e skuadrës së tij.
Muriqi realizoi në minutën e 61-të të takimit për rezultatin 0:2, ndërsa ky ishte goli i tij i 18-të këtë sezon në elitën e futbollit spanjoll.











