Sot është varrosur bokseri i njohur Xhevdet Peci, në varrezat e fshatit Zhazhë të Zveçanit, shkruan Veriu.info.
Të pranishëm në ceremoninë e varrimit të tij ishin edhe kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ish kryetari Agim Bahtiri, ministri i bujqësisë, Faton Peci dhe shumë personalite të njohura.
Xhevdet Peci ndërroi jetë këtë të hënë në moshën 67-vjeçare. Ai ishte kampion i shumëfishtë në ish-Jugosllavi./Veriu.info










