Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

I mbijetuari i “Natës së Tmerrit” në Mitrovicë kërkon drejtësi: Nëna ime u vra

04/02/2026 - 13:14
në Lajme
A A
I mbijetuari i “Natës së Tmerrit” në Mitrovicë kërkon drejtësi: Nëna ime u vra
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dhjetë shqiptarë civilë, në mesin e tyre gra, fëmijë dhe pleq, u vranë në veri të Mitrovicës më 3 dhe 4 shkurt 2000, në një natë që sipas të mbijetuarit Luan Abrashi ishte e organizuar për spastrimin etnik dhe ndodhi në prani të forcave ndërkombëtare.

Abrashi, i cili në atë kohë ishte 13-vjeçar dhe humbi nënën, Sebiha Abrashi, tha se vrasjet u kryen në mënyrë barbare dhe pa dallim moshe apo gjinie, duke përdorur bomba, armë të ftohta dhe mjete të tjera.

Ai theksoi se ngjarja ndodhi rreth gjashtë muaj pas përfundimit të luftës dhe se prania e KFOR-it dhe UNMIK-ut nuk arriti t’i mbrojë civilët.

“Po, realisht me datën 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000, në pjesën veriore të Mitrovicës, ku janë vrarë 10 shqiptarë civilë të pafajshëm, ku në mes të cilëve ka qenë edhe nëna ime, Sebiha Abrashi. Atë natë ka qenë një natë e tmerrshme për arsye se është bërë në prezencën e forcave të KFOR-it dhe UNMIK-ut, pra realisht afër gjashtë muaj pas përfundimit të luftës. Ka qenë e organizuar shumë mirë nga ana e strukturave serbe për spastrimin etnik të shqiptarëve. Ka qenë një natë e tmerrshme, realisht vrasjet janë bërë pa dallim gjinie, pa dallim moshe, në mënyrën më barbare, me bomba, me armë të ftohta edhe me çdo gjë që kanë mujtë ata”, tha ai.

Sipas tij, edhe pas 26 vjetësh nuk ka pasur drejtësi për viktimat e asaj nate, duke shtuar se askush nuk është dënuar, ndonëse, siç u shpreh, dihet se kush ishin strukturat përgjegjëse.

Abrashi tha se familjet e viktimave po shqyrtojnë mundësinë e paraqitjes së padive edhe në institucionet ndërkombëtare, përfshirë Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, duke argumentuar se krimet ndodhën në rrethana të veçanta dhe nën mbikëqyrjen e misioneve ndërkombëtare të sigurisë.

“Jam pak edhe pjesën e emocionuar sa i përket kësaj teme kur bisedoj, kur flas, se kam qenë i moshës së re, 13 vjeçare në atë kohë, mirëpo e kujtoj shumë mirë. Fatkeqësia është se edhe pas rastit, pas 26 viteve, ende nuk ka drejtësi sa i përket viktimave të asaj nate. Nuk është dënuar askush, edhe pse dihet shumë mirë kush ka qenë në krye, si Oliver Ivanoviqi, Delibashiqi e të tjerë, mirëpo nga drejtësia edhe vendore edhe ndërkombëtare asgjë nuk është marrë. Ne mendojmë se duhet të bëjmë padi edhe në Drejtësinë Ndërkombëtare të Strasburgut për arsye se ka qenë rast i veçantë, ka qenë në prani të forcave të KFOR-it dhe të UNMIK-ut, pikërisht kur ata kanë duftë me na siguru neve siguri, realisht ne e kemi gjetë vdekjen në banesat tona”, tha ai.

Ai tregoi se gjatë luftës kishte qëndruar në banesën e tij me prindërit, por pas përfundimit të saj familja u godit nga tragjedia me vrasjen e nënës. Pas ngjarjeve, Abrashi tha se familja u zhvendos në pjesën jugore të qytetit, duke jetuar për vite me qira, pasi pronat në veri ishin uzurpuar.

“Jo, unë gjatë gjithë kohës kam qenë, edhe gjatë bombardimeve kam qenë në banesën time së bashku me prindërit e mi, mirëpo pas luftës na ka ndodhë fatkeqësia dhe vrasja e nënës. Tash jetojmë në pjesën jugore. Realisht kemi qenë të dëbuar, kemi ndejtë me qira, realisht pronat tona i kemi pasë në veri të uzurpuara, ndërsa ne kemi banu në pjesën jugore me qira për shumë vite”, tha ai.

Duke folur për çështjen e pronës, ai deklaroi se shumë familje nuk arritën t’i rimarrin banesat dhe se vetë ishte detyruar ta shiste banesën në veri në vitin 2008, pasi u vendosën në pjesën jugore të Mitrovicës.

“Shumicës prej nesh jo, shumicës prej nesh jo, edhe pse ka qenë në mënyrë të imponuar. Unë në vitin 2008 mos gabofsha jam detyruar me shitë banesën në veri për arsye se u bë zgjidhja për banim në pjesën jugore”, tha ai.

26 vjet më parë, ‘Rojat e urës’ patën vrarë dhjetë shqiptarë, në mesin e tyre fëmijë, gra e pleq. U plagosën edhe shumë të tjerë, teksa u dëbuan rreth 12 mijë shqiptarë, të cilët u detyruan të kalojnë në jug të qytetit duke lënë prapa shtëpitë e tyre në flakë.

JU REKOMANDOJMË

Incidenti i së premtes në veri, policia thërret konferencë për media
Kryesore

Drejtori i Policisë: Fajdexhinjtë në Kosovë po i legalizojnë fajdet përmes noterëve

04/02/2026 - 14:01
Arrestohen dy persona në Prishtinë, ushtruan dhunë fizike ndaj grave të tyre
Lajme

Policia arreston tre persona në Mitrovicë, gjen rreth 50 qese me drogë

04/02/2026 - 13:50
Peci për prishjen e koalicionit me LDK-në në Mitrovicë: Me 3% nuk mund të kesh nënkryetarin, drejtori e ndërmarrje
Lajme

Peci për prishjen e koalicionit me LDK-në në Mitrovicë: Me 3% nuk mund të kesh nënkryetarin, drejtori e ndërmarrje

04/02/2026 - 13:24
Drejtori i Policisë “godet” pronarët e salloneve të veturave: Janë të përfshirë në fajde
Lajme

Drejtori i Policisë “godet” pronarët e salloneve të veturave: Janë të përfshirë në fajde

04/02/2026 - 13:11
Zbarkimi i Prokurorisë në ministri të Bujqësisë, Mehmetaj: Kjo është ditë feste për Kosovën
Kryesore

Mehmetaj reagon për prishjen e koalicionit mes LDK-së dhe GUXO-së në Mitrovicë: Mo bre, e çka keni pritë prej Pecit?

04/02/2026 - 12:56
A është prishur koalicioni me Faton Pecin? Flet Gëzim Plakolli i LDK-së
Kryesore

Prishja e koalicionit me LDK-në, Peci: Unë kam qenë tepër bashkëpunues…

04/02/2026 - 12:43

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është “i forti” që u arrestua, i kërcënoi policët e Kosovës edhe gjatë transportit për në stacion

    Ky është “i forti” që u arrestua, i kërcënoi policët e Kosovës edhe gjatë transportit për në stacion

    353 Shpërndaje
    Shpërndaje 141 Tweet 88
  • Faton Peci e nis ‘mbarë’ mandatin, jep tender të negociuar

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Reagimi i parë i Avdullah Hotit pas Kuvendit të LDK-së

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Faton Peci tregon se a u prish koalicioni me LDK-në në Mitrovicë

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Vendimi i PZAP-së për ankesën e Listës Serbe/ Reagon ambasada e Britanisë

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë