Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

I pandehuri i kërkon falje që e kanosi, ministri në dorëheqje Faton Peci nuk e pranon kërkimfaljen

26/05/2025 - 11:12
në Kryesore, Lajme
A A
I pandehuri i kërkon falje që e kanosi, ministri në dorëheqje Faton Peci nuk e pranon kërkimfaljen
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ka filluar seanca e shqyrtimit fillestar në Gjykatën e Prishtinës, lidhur me rastin e kanosjes së ministrit në dorëheqje, Faton Pecit.

I pandehuri Blerim Avdiu ka pranuar fajin dhe gjithashtu ka kërkuar falje ministrit në dorëheqje. Megjithatë T7 raporton se ministri në dorëheqje nuk e ka pranuar kërkimfaljen.

Deklarimin rreth fajësisë, i akuzuari e bëri pas leximit të aktakuzës nga prokurori Besart Mustafa.

“E pranoj fajësinë, unë ministrin nuk e kam parë asnjëherë, as s’kam pas diçka punë. Kam respekt për të, nuk e kam ditë kush është. Kam qenë në shtetin kroat, i dehur, i papunë edhe nuk e di as vetë çka kam shkru, të nesërmen e pash telenonin, e kam thyer dhe kam kërkuar ndihmë nga mjekët kroat”, tha Avdiu.

Prokurori Mustafa tha se pajtohet me pranimin e fajësisë nga ana e të pandehurit, pasi është bërë në mënyrë vullnetare pas konsultimit të të akuzuarit me mbrojtësin e tij.

Mustafa i propozoi Gjykatës të aprovojë pranimin e fajësisë së të akuzuarit dhe ta shpallë fajtor.

I dëmtuari- ministri Peci tha se pranimi i fajësisë nga Avdiu është i paalternativë, por mendon se nuk është e vërtetë se ai ka qenë i dehur, ngase kërcënimi është përsëritur tri herë.

“Mendoj që pranimi i fajësisë nuk ka alternativë dhe mendoj se fajësia është bërë si përpjekje për të pas rrethana lehtësuese dhe deklarimi që ka qenë i dehur mendoj që është i pavërtetë. Arsyeja pse mendoj që nuk është e vërtetë se kërcënimi është përsëritë tre herë. Gjendja e një të dehuri nuk zgjat më shumë se 24 orë, kur tre herë radhazi e ka përsëritë kërcënimin”, tha Peci.

Ai shtoi se i pandehuri e ka kanosur dhe sharë edhe me anëtarë të familjes. Tha se kërcënimi shpërfaq urrejtje ndaj tij.

“Shpërfaq një urrejtje që ka buru nga dikah e unë mendoj se shkrimet dhe shpifjet e vazhdueshme kundër meje potencialisht kanë mundur me qenë motivi për shkak se nuk kanë mundur të jenë ndryshe sepse asnjëherë nuk kam pas konflikt me askënd”, tha Peci, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 26 mars 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Blerim Avdiut, të cilin e ngarkon se më 2 mars 2025 me rastin e postimit të një fotografie në rrjetin social “Facebook” nga i dëmtuari Faton Peci- si ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural lidhur me aktivitetet e tij si ministër, Avdiu nga profili i tij në “Facebook” me dashje ka kanosur seriozisht të dëmtuarin, duke i dërguar mesazhe fyese dhe kanosëse.

“Si kryeminel ti q… edhe ata të vdekurit une kam me të vra jo tjetër kush, kryeminel ti gjall e un gjall nuk kemi me jetu jo pot tham qat ditë se te mrri në ks asnjani nuk kena me kan ket jet o bir shkine o bir shkavi ta dish edhe vorrin e nanes, kryeminel mos harro me 28 maj jam në kufi veq me ardh me të vra ty kena me ardh dije mirë”, citohen në aktakuzë fjalët kërcunese të të akuzuarit drejtuar të dëmtuarit Peci.

Me çka, sipas Prokurorisë, i akuzuari Avdiu me këto fjalë ka shkaktuar te i dëmtuari Peci ndjenjën e frikës dhe ankthit për jetë.

Andaj, për këto veprime, Avdiu ngarkohet se ka kryer veprën penale “Kanosje” nga neni 181, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 të Kodit Penal.

JU REKOMANDOJMË

Abrashi: Osmani e ka shkelur Kushtetutën “me të dy këmbët”

Abrashi: Osmani e ka shkelur Kushtetutën “me të dy këmbët”
27/03/2026 - 02:37

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka komentuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, duke thënë se presidentja Vjosa Osmani ka tejkaluar kompetencat...

Më shumëDetails

Magjia dardane në Bratisllavë, Kosova në finalen e play-offit për Botëror

Magjia dardane në Bratisllavë, Kosova në finalen e play-offit për Botëror
26/03/2026 - 22:51

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në futboll. “Dardanët” kanë arritur të fitojnë ndeshjen gjysmëfinale të play-offit për Kupën e Botës. Kosova fitoi 3:4 në udhëtim...

Më shumëDetails

Kurti për ndeshjet e Kosovës dhe Shqipërisë: Ëndërrat janë për guximtarët

Lirim Mehmetaj publikon letrën ku Qeveria e Kosovës i zotohet KFOR-it që nuk e çon ushtrinë në Veri
26/03/2026 - 20:29

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për dy ndeshjet e rëndësishme të përfaqësueseve shqiptare, duke i cilësuar ato si momente të mëdha për sportin dhe kombin. Ai...

Më shumëDetails

Raporti vjetor i NATO-s: Dialogu Prishtinë-Beograd kyç për ndërtimin e paqes në rajon

Raporti vjetor i NATO-s: Dialogu Prishtinë-Beograd kyç për ndërtimin e paqes në rajon
26/03/2026 - 20:24

Raporti vjetor i NATO-s e identifikon Rusinë si “kërcënimin më të madh dhe më të drejtpërdrejtë për sigurinë, paqen dhe stabilitetin tonë në rajonin euroatlantik”, duke vlerësuar se...

Më shumëDetails

Osmani: “Dardanët” tanë sonte luftojnë për një ëndërr

Osmani: “Dardanët” tanë sonte luftojnë për një ëndërr
26/03/2026 - 20:14

Presidentja Vjosa Osmani, ka kërkuar nga Dardanët që të gjejnë rrugën drejt Kupës së Botës. “Sonte në Bratisllavë, ‘Dardanët’ tanë luftojnë për një ëndërr që na bashkon të...

Më shumëDetails

PDK mohon ofertën për postin e Presidentit

PDK-ja iu bën thirrje anëtarëve të saj të shmangin gjuhën e urrejtjes gjatë fushatës
26/03/2026 - 20:06

Partia Demokratike e Kosovës ka demantuar raportimet se i është ofruar posti i Presidentit, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe spekulative. PDK njofton se do të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • VV nxjerr Adriana Matoshim për të goditur Vjosa Osmanin: Mas 34 dite ti veç s’ki me thanë sen, se…

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Një ditë pas vendimit të Kushtetueses, Albulena Haxhiu ndërmerr menjëherë këtë veprim

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Konfirmohet raportimi i Veriu.info për aksionin anti-drogë, policia ndoqi Golfin nga Prishtina deri në Vushtrri (Video)

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • “Qumësht 0.79, vezë 2.79 euro …” – Emona Center lanson super ofertën e re javore

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë