Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

I përgjuari nga AKI-ja me Fatmir Shehollin është shok i Xhelal Sveçlës (FOTO)

10/10/2025 - 20:02
në Pa kategori
A A
I përgjuari nga AKI-ja me Fatmir Shehollin është shok i Xhelal Sveçlës (FOTO)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

I përgjuari nga AKI-ja bashkë me të dyshuarin për spiunazh, Fatmir Sheholli, është i afërt me ministrin në detyrë të punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën. Paparaci ka siguruar fotografinë e Amir Rrutemoviq që është shkrepur teksa shihet përkrah Sveçlës dhe deputetit të Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj.

Amir Rrustemoviq që ishte pjesë e përgjimeve me të dyshuarin për spiunim te Serbia, Fatmir Sheholli ishte në tavolinë me Xhelal Sveçlën, i cili tre ditë më parë dha lajmin për arrestimin e Shehollit.

Rrustemoviq në këtë fotografi ishte edhe përkrah deputetit të Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj.

Burimet kanë thënë për Paparacin se Rrustemoviq, i cili u përgjua nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës me Fatmir Shehollin është shok i Sveçlës, me të cilin është fotografuar duke pirë kafe në një restorant të tij në Reçan të Prizrenit.

Emri i Amir Rrustemoviq doli në dritë pas audio-incizimit në të cilin dëgjohet duke folur me të dyshuarin për spiunazh Fatmir Sheholli. Pjesë e këtij audio-incizimi është edhe deputetja Duda Balje.

Rrustemoviq në një deklaratë për Betimin për Drejtësi ka konfirmuar takimin me Shehollin dhe ka konfirmuar se në audioincizime ishte edhe Duda Balje.

Ai nuk ka treguar se për çfarë është biseduar në takim me Shehollin.

Lidhur me atë se kur është zhvilluar ky takim dhe çfarë është folur tjetër në këtë takim, Rrustemoviq thotë se është sekret.

“Këtu është sekret, sekret është vallah, sekret është. Pyetje për një milion euro”, ka thënë tutje ai.

Kur është pyetur se çfarë është biseduar në këtë takim, Rrustemoviq është shprehur se nuk mund të flasë, pasi sipas tij, ai është person i shtetit.

“Zonjë, jam njeri i shtetit, me shtetin jam 25 vjet, nuk muj unë ashtu me telefon s’jam unë dallaveraxhi ose dikush tjetër, jam edhe (nuk kuptohet) i organeve”, ka thënë ai, pa treguar se çfarë pozite mban kur thotë që është person i shtetit.

Tutje, kur pyetet për raportin me Duda Balje, ai sërish nuk tregon se çfarë raporti ka me deputeten.

“Për Dudën (hahaha). Oh kuku, çka me bo, s’ka shumë fjalë”, ka thënë ai.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e sigurisë, një muaj paraburgim për Fatmir Shehollin, të arrestuar për spiunazh.

Fatmir Sheholli u arrestua të enjten në mëngjes në një operacion të urdhëruar nga Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Sheholli dyshohet se ka mbledhur informacione për kinse pronat e uzurpuara të serbëve në Kosovë dhe të njëjtat informacione i ka përcjell te BIA përmes komunikimeve telefonike.

JU REKOMANDOJMË

SPAK: Qeveria është vonuar me rritjen e pagës minimale, 350 euro i kemi kërkuar qysh në vitin 2022
Lajme

Mbitërheqjet bankare në Kosovë arrijnë rekordin prej 655 milionë eurosh

01/02/2026 - 21:22
REL: Kosova jashtë FARA-s amerikane, pa kontratë lobimi për gati dy vjet
Kryesore

REL: Kosova jashtë FARA-s amerikane, pa kontratë lobimi për gati dy vjet

01/02/2026 - 11:49
Hoxha i fshatit Shalë të Lipjanit në paraburgim nën dyshimin për fajde dhe detyrim
Lajme

Vdes një i burgosur në Burgun e Sigurisë së Lartë pasi u var në litar

01/02/2026 - 08:13
Martens e kritikoi Osmanin me gjuhë të ashpër, i reagojnë nga Presidenca: Të të vijë turp nga vetja
Kryesore

Martens e kritikoi Osmanin me gjuhë të ashpër, i reagojnë nga Presidenca: Të të vijë turp nga vetja

01/02/2026 - 08:02
“Aurora Group” shfrytëzon pa leje parkingun publik si ‘depo’ të materialit ndërtimor – Pse nuk po e liron Komuna e Mitrovicës?
Pa kategori

“Aurora Group” shfrytëzon pa leje parkingun publik si ‘depo’ të materialit ndërtimor – Pse nuk po e liron Komuna e Mitrovicës?

31/01/2026 - 15:17
Ramadani: Kosova s’është e rrezikuar nga një sulm klasik ushtarak nga Serbia, patrullimet të shtohen në kufi
Kryesore

Ramadani: Gatishmëria e FSK-së për kontribut në Gaza, sjellje serioze e shtetit tonë

30/01/2026 - 14:47

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Plagoset në Mitrovicë F.H., arrestohet i dyshuari Q. Kurti

    Plagoset në Mitrovicë F.H., arrestohet i dyshuari Q. Kurti

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • U zbuluan duke ofruar shërbime dermatologjike pa licencë, Inspektorati gjobiti rëndë doktorët e Klinikës “Hermosa” (Dokument)

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Dosja Jeffrey Epstein nxjerr në pah komunikime ku përmendet Behgjet Pacolli

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Flet avokati i një kryesues të PDK-së të dyshuar për manipulim të votave në Mitrovicë: “Kanë punuar në presion të kohës, mund të kenë ndodhur gabime”

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ekskluzive: Ndalohen për 48 orë 34 Kryesues të QKN-ve të rajonit Mitrovicës nën dyshimin për manipulim të rezultateve të 28 dhjetorit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë