Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

I preferuari i Pecit u avancua për herë të katërt brenda vitit, tash emërohet Udhëheqës i Divizionit për Buxhet dhe Financa

01/01/2025 - 16:49
në Kryesore, Lajme, Pa kategori
A A
Peci me gjuhë të ulët ndaj Hotit: Paska folë prapë qyqja e natës, Hoti i Rahovecit nuk di asgjë për bujqësi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, siç duket ka një person të preferuar, pasi për afro një vit po i përgatit terrenin për ta punësuar në ministrinë e tij.

Sipas raportimeve, Bleron Haxhiu është përzgjedhur në listën e ngushtë të MBPZHR-së si Udhëheqës i Divizionit për Buxhet dhe Financa. Më pas, Haxhiu është emëruar zyrtarisht si drejtues i buxhetit të ministrisë.

Në konkursin përfundimtar për këtë pozitë, të cilin e ka parë Demokracia.com, Haxhiu figuron si fitues me gjithsej 86.2 pikë. Është interesante të theksohet se ai ka grumbulluar vetëm 22.8 pikë në intervistën me gojë, ndërsa dallimin e madh e ka bërë në intervistën me shkrim, ku ka marrë 63.4 pikë.

 

Para pak ditëve është raportuar se brenda një periudhe prej më pak se 10 muajsh, Bleron Haxhiu, fillimisht punësohet në Agjencinë e Zhvillimit të Bujqësisë me kontratë të jashtëligjshme përmes procedurave të prokurimit edhe pse pozita ishte e rregullt. Kjo gjë është vërtetuar edhe nga Zyra Kombëtare e Auditimit për vitin 2023.

 

Rreth këtyre punësimeve ishte raportuar më 13 nëntor të këtij viti, ku ministri Peci angazhoi 26 konsulentë përmes prokurimit, që buxhetit të shtetit do i kushtonin afro 500 mijë euro.

Ky ishte hapi i parë që Bleron Haxhiu do të merrte drejt “rrugës” së tij në ministrinë e udhëhequr nga Peci.

I preferuari i Pecit, më pas ia mësyu Zyrës së Prokurimit në ministri. Aty zgjedhet fitues, por sërish me shkelje ligjore të shumta çka edhe e vërteton vendimi i KPMSHCK, ku mori vendim për anulimin e procesit në tërësi.

Bleron Haxhiu vazhdon me hapa të sigurtë, më pas në Agjencinë e Zhvillimit të Bujqësisë si “Zyrtar i lartë i pagesave direkte”, në Departamentin e Pagesave Direkte, zyre kjo e cila menaxhon hiç më pak se 60 milionë euro.

“Apetitet” e të preferuarit të ministrit Peci, nuk kanë të ndalur edhe sot e kësaj dite. Edhe pas tri pozitave të pranuara brenda në më pak se një vit, shumica me shkelje ligjore edhe të konfirmuara, tashmë është emëruar “Udhëheqës për Buxhet dhe Financa” në Ministrinë e Bujqësisë.

Në vazhdimësi është raportuar rreth keqpërdorimeve, dallavereve e skandaleve që e kanë përcjellur ministrinë e udhëhequr nga Faton Peci. /Demokracia.com/

JU REKOMANDOJMË

Rezarta Krasniqi takon gratë e Forumit të LDK-së në Vushtrri
Lajme

Rezarta Krasniqi takon gratë e Forumit të LDK-së në Vushtrri

21/12/2025 - 12:41
Hamza viziton bizneset në Gjakovë: Do të ndryshojmë ligjin për tatimin në pronë dhe do të ulim çmimin e energjisë elektrike
Lajme

Hamza viziton bizneset në Gjakovë: Do të ndryshojmë ligjin për tatimin në pronë dhe do të ulim çmimin e energjisë elektrike

21/12/2025 - 12:18
Gati gjashtë orë pritjet në Merdarë për të dalë nga Kosova
Kryesore

Përditësohen të dhënat për gjendjen në pikat kufitare, kaq po presin mërgimtarët?

21/12/2025 - 12:03
Ulutash për sulmin në Banjskë: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit të sillen para drejtësisë
Lajme

Ulutash për sulmin në Banjskë: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit të sillen para drejtësisë

21/12/2025 - 11:50
Syla kritikon Luan Krasniqin: Do të kujtohet si trim i ringut e frikacak i luftës për vendin e tij – Klitschko në kulmin e famës dhe pasurisë iu bashkua luftës në Ukrainë
Lajme

Syla kritikon Luan Krasniqin: Do të kujtohet si trim i ringut e frikacak i luftës për vendin e tij – Klitschko në kulmin e famës dhe pasurisë iu bashkua luftës në Ukrainë

21/12/2025 - 11:32
Hoti ngre shqetësimin: Policëve u mungon shujta e plotë dhe veshmbathja cilësore për verë e dimër
Kryesore

Hoti ngre alarmin: Dje, situata me rrymë në Rahovec ka qenë e rënduar, situatë e njëjtë, me gjasë, është edhe në rajone të tjera

21/12/2025 - 11:19

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “1, 2, 13”: Kurti përpiqet të bëjë “show” me pagën e 13-të për sektorin publik

    “1, 2, 13”: Kurti përpiqet të bëjë “show” me pagën e 13-të për sektorin publik

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “U monitoruan takimet private, u kapën duke i numëruar paratë”-ja si u zbuluan personat që i shkaktuan shtetit dëm mijëra eurosh

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Ofertë speciale e “Bujaria Home” për Vit të ri: Çmime të favorshme të banesave për mërgimtarë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Çfarë u sekuestrua në shtëpinë e ish-pjesëtarit të MUP-it serb të arrestuar për kidnapimin e Vukashinoviqit

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Mijëra euro dëm shtetit përmes tokave të shpronësuara, Prokuroria shpjegon rolin e ish-ministrit si ndërmjetësues

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë