Në një koncert të këngëtarit, Butrint Imeri disa persona në publik kanë filluar të përleshen fizikisht.
Kjo ka bërë që edhe vetë Butrinti fillimisht të pauzonte këngën dhe të kërkonte nga publiku që të mos i shikojnë ata por të vazhdojnë të argëtohen.
“Mos i këqyrni katundarët duke u kap në diskoteka. Bala ka edhe në diskoteka”, dëgjohet të thotë Butrinti në një video që u bë virale në TikTok.
Butrinti së fundmi ka bërë një reagim përmes një postimi në Instagram.
Imeri tha se i vjen keq që ka përdorur termin ‘katundar’ dhe u ka kërkuar falje personave që janë ndjerë të ofenduar nga kjo shprehje.