Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ibrahimi: U kërcënova me jetë pas debateve me ministrin Hekuran Murati

30/05/2025 - 23:18
në Lajme
A A
Ibrahimi: U kërcënova me jetë pas debateve me ministrin Hekuran Murati
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka rrëfyer për kërcënimet me jetë që kishte marrë pas debateve që kishte me ministra të Qeverisë Kurti.

Ibrahimi ka rrëfyer se debatet dhe linçimet publike nga anëtarë të Qeverisë Kurti II kanë filluar që në fillim të mandatit të saj. Sipas tij, i pari që ka nisur linçimet publike kundër tij ka qenë këshilltari i ministrit Elbert Krasniqi, Fidan Kalaja, për të cilin Ibrahimi thotë se ka ngritur kallëzim penal.

E gjithë kjo, sipas Ibrahimit, ka ndodhur për shkak të punës së tij si drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave, si organ që ka përfaqësuar komunat duke kërkuar mbështetje nga qeveria.

“Mua fillimisht më ka ardhur një email privat ku thuhej se nëse vazhdoj me këto kundërshtime në relacion me ministrin Hekuran Murati, kemi me ardhë në zyrë, kemi me të lidhë dhe kemi me të tërheqë zvarrë deri te Hoteli Sirius. Unë e kam injoruar”, ka thënë Ibrahimi.

Por sipas tij, kërcënimet nuk kanë përfunduar aty.

Ai ka treguar edhe raste të tjera kur ka marrë kërcënime me jetë, pasi nuk i ka ndalur kundërshtimet me arsye ndaj ministrave të Qeverisë Kurti.

“Babait tim, tani të ndjerë, dy persona i kanë shkuar në dyqanin e tij dhe i kanë thënë: porosite djalin tënd që mos të dalë me ecë nëpër shesh. Ka pasur shantazhe e kërcënime, por unë nuk jam ndalur. Këto kërcënime kanë ardhur kur kishim debatin me ministrin Hekuran Murati, i cili donte t’ua merrte komunave 100 milionë euro si të hyra të bartura. Kërcënimet kanë vazhduar edhe kur kemi dërguar lëndën në Gjykatën Themelore për lëndë përmbarimore ndaj komunave, kur kanë qenë në pyetje 35 milionë euro ku u dëmtuan komunat. Kanë dalë dhe kanë thënë: ‘Sazani po lobon dhe po dërgon lëndë në gjykata se dëshiron t’i fitojë 10%’. Kjo ka qenë e tmerrshme. Dhe më e rënda ka qenë kur më kanë vendosur një pllakatë në derën e shtëpisë time me mbishkrimin ‘Kjo është mundësia jote e fundit’”, ka pohuar Ibrahimi në T7.

Ai ka thënë me përgjegjësi të plotë se edhe në të kaluarën ka pasur debate me ministra e zyrtarë qeveritarë, por kurrë nuk është kërcënuar me jetë apo shantazhuar si gjatë Qeverisë Kurti II.

JU REKOMANDOJMË

Bajrami: Lajm i mirë që Prokuroria Speciale ka nisur hetime për tenderët e Qeverisë Kurti
Lajme

Bajrami: Hekuran Murati i ka okupuar zyrat e Ministrisë së Financave, organet duhet të ndërhyjnë

31/05/2025 - 22:50
Si do të mund të dukeshin sanksionet e reja amerikane ndaj Rusisë?
Lajme

Si do të mund të dukeshin sanksionet e reja amerikane ndaj Rusisë?

31/05/2025 - 22:14
Shfaqet një ari në rrugën që të shpie për në Prevallë
Lajme

Shfaqet një ari në rrugën që të shpie për në Prevallë

31/05/2025 - 22:01
ZRRE paralajmëron shtrenjtim tjetër të energjisë elektrike – arsye taksa e CO2 dhe remontet në KEK
Kryesore

ZRRE paralajmëron shtrenjtim tjetër të energjisë elektrike – arsye taksa e CO2 dhe remontet në KEK

31/05/2025 - 21:53
Përparim Rama ia dorëzon Çelësin e Prishtinës Ekrem Bardhës, biznesmen dhe veprimtar shqiptaro – amerikan
Lajme

Përparim Rama ia dorëzon Çelësin e Prishtinës Ekrem Bardhës, biznesmen dhe veprimtar shqiptaro – amerikan

31/05/2025 - 21:23
Rrusta: Nga 1 shtatori dyfishohen çmimet e çerdheve, prindërit do të përballën me pagesë prej 150 euro
Lajme

Rrusta ia përmend VV-së: Ata që e kanë melodi britmën “Albin baba” ankohen për patriakalitet

31/05/2025 - 21:16

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Shpëtimtari” Shaip Mikullovci dështon me “FC Vushtrria”, në pozita kyçe vendosi punëtorin dhe dhëndrrin, lojëtarët i la pa paga për muaj të tërë

    “Shpëtimtari” Shaip Mikullovci dështon me “FC Vushtrria”, në pozita kyçe vendosi punëtorin dhe dhëndrrin, lojëtarët i la pa paga për muaj të tërë

    180 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Juristja me format shpërthyese që punon menaxhere në market, pjesë e “Supernova” në Klan Kosova (VIDEO)

    218 Shpërndaje
    Shpërndaje 87 Tweet 55
  • Kadri Veseli feston sot ditëlindjen, kaq vite mbushi

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Veselinoviç flet para duelit Shqipëri-Serbi: Shumicën e biletave i kanë blerë shqiptarët nga Kosova, të cilët janë shumë të …

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Policia jep detaje për arrestimin Nexhat Behlulit, kërkoi eliminimin e gazetarëve

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë