Ministrja Rozeta Hajdari ua kishte bërë të vështirë jetën punëtorë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.
Kjo dëshmohet në aktakuzën e Prokurorisë Speciale për rezervat.
Në këtë aktakuzë të siguruar nga Nacionale, Hafiz Gara që është edhe i akuzuar, ka treguar si ishte ofenduar e kërcënuar nga Rozeta Hajdari.
Kjo e fundit i kishte thënë “idiot”.
“Në pyetjen e avokatit mbrojtës të tij, se a kishte qenë i kanosur dhe i shantazhuar ndonjehere me vendin e punës gjatë kësaj periudhe kohore nga ministrja Rozeta Hajdari dhe sekretari Irfan Lipovica, konkretisht pěr suspendim dhe largim nga puna, i pandehuri ka pohuar se përgjatë takimeve me ministren, e njëjta e kishte ofenduar me fjalët më banale, duke e quajtur idiot, i pa aftë dhe i pa pērgjegjshëm, duke aluduar në realizimin e kontratave që janë nẽ proces të hetimit”, thuhet në aktakuzë.














