
Kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë nga PDK, Ferit Idrizi, sonte në emisionin Context në ATV ka bërë një rezyme të punëve të kryera gjatë mandatit të tij.
Ai ka thënë se komuna e Vushtrrisë nën udhëheqjen e tij ka dalë si komuna më transparente.
Idrizi tha se dy vite rresht ka marrë nga 100 pikë në performancën e transparencës.
“Në tranparencën buxhetore jemi komuna më transparente që i kemi fituar 100 dy vite rresht.” – ka thënë Idrizi.