Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Idrizi e Durmishi firmosin marrëveshjen: Asfaltohet fshati i vetëm pa rrugë të asfaltuar, destinacion i një projekti të madh turistik

12/05/2025 - 12:45
në Lajme
A A
Idrizi e Durmishi firmosin marrëveshjen: Asfaltohet fshati i vetëm pa rrugë të asfaltuar,  destinacion i një projekti të madh turistik
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vushtrri, 12 maj 2025 – Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, dhe zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kanë firmosur sot një marrëveshje bashkëfinancimi për realizimin e tri projekteve të rëndësishme infrastrukturore në komunë, me vlerë të përgjithshme prej 3.7 milionë euro.

Projekti më i rëndësishëm që përfshihet në këtë marrëveshje është asfaltimi i rrugës Vushtrri – Skoçan, duke zgjidhur një problem të kahmotshëm për banorët e këtij fshati që deri më sot kishte mbetur pa rrugë të asfaltuar. Sipas kryetarit Idrizi, ky investim nuk ka vetëm rëndësi infrastrukturore, por edhe zhvillimore, pasi Skoçani është i pozicionuar në një zonë të bukur malore me potencial për turizëm dhe agroturizëm.

“Fshati Skoçan, një vend me bukuri të rralla natyrore, do të përfshihet në një projekt të madh turistik dhe do të jetë më i qasshëm për vizitorë dhe investitorë,” ka deklaruar Idrizi.

Dy projektet e tjera që do të realizohen në kuadër të kësaj marrëveshjeje janë: rikonstruktimi i rrugës Druar – Pestovë, duke përfshirë edhe përfundimin e segmentit që lidhet me autostradën, si dhe rikonstruktimi i rrugës “Hamdi Gashi” në qytetin e Vushtrrisë.

Idrizi falënderoi zëvendësministrin Durmishi për mbështetjen dhe theksoi se ky bashkëpunim është shembull i angazhimit të përbashkët për përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët.

“Vazhdojmë të punojmë me përkushtim për projekte që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së qytetarëve tanë,” u shpreh kryetari.

Këto investime pritet të ndikojnë dukshëm në zhvillimin ekonomik lokal dhe lehtësimin e qarkullimit në zonat rurale dhe urbane të Vushtrrisë.

JU REKOMANDOJMË

Vetëbesimi i Bajqinovcit: “Albulena Haxhiu i ka deri në 70 vota; e dimë si parti”
Lajme

Vetëbesimi i Bajqinovcit: “Albulena Haxhiu i ka deri në 70 vota; e dimë si parti”

12/05/2025 - 17:47
QUINT kërkon që të formohet shpejt Qeveria e re, Ambasada e Italisë deklarohet për takimin me Kurtin
Lajme

QUINT kërkon që të formohet shpejt Qeveria e re, Ambasada e Italisë deklarohet për takimin me Kurtin

12/05/2025 - 17:36
Kurti “çele guri gojën” para gazetarëve, largohet pa folur nga një aktivitet ku mori pjesë
Kryesore

Kurti “çele guri gojën” para gazetarëve, largohet pa folur nga një aktivitet ku mori pjesë

12/05/2025 - 17:31
Orav pas takimit me Kurtin: Gjendja aktuale nuk i sjell dobi askujt
Kryesore

Orav pas takimit me Kurtin: Gjendja aktuale nuk i sjell dobi askujt

12/05/2025 - 17:14
Abdixhiku: Është obligim i secilit që të punojmë për Kosovën, kështu nderojmë familjen Jashari
Lajme

E konfirmon LDK: Abdixhiku do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani

12/05/2025 - 17:08
QUINT dhe BE te Kurti, Hargreaves: Inkurajova formimin sa më parë të qeverisë së re
Kryesore

QUINT dhe BE te Kurti, Hargreaves: Inkurajova formimin sa më parë të qeverisë së re

12/05/2025 - 16:54

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “O Rameeeee”: Ky është rezultati që mori në zgjedhje Lulzim Basha

    “O Rameeeee”: Ky është rezultati që mori në zgjedhje Lulzim Basha

    261 Shpërndaje
    Shpërndaje 104 Tweet 65
  • EXIT POLL i Klan Kosova: Këto janë rezultatet në Shqipëri

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Exit Polli: Këto janë komunat ku kryeson Sali Berisha

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Kurti e nis fushatën për zgjedhjet lokale, VV thotë se ia ka marrë LDK’së një emër të njohur në Prizren

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Shefqet Cakolli është biznesmeni të cilit iu sekuestruan asete në vlerë 2 mln euro

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë