
Kryetari aktual i Vushtrrisë dhe kandidati i PDK-së edhe për këtë mandat, Ferit Idrizi, priti në takim Egzona Zekën, lojtaren e “KFF Mitrovica”
Zeka e cila për vite me radhë ka qenë pjese e kombëtares së Kosovës, shkruan Veriu.info
Kryetari ka vlerësuar lartë Zekën, duke e cilësuar si shembull të përkushtimit, të disiplinës e dashurisë për sportin.
Postimi i plotë:
Sot pata kënaqësinë të pres në takim një vajzë të jashtëzakonshme, Egzona Zekën, lojtaren e “KFF Mitrovica” dhe pjesëtare për vite me radhë e Kombëtares së Kosovës. ⚽️
Me paraqitjet e saj mbresëlënëse, Egzona ka përfaqësuar denjësisht vendin tonë edhe jashtë, duke luajtur për dy vite në Zvicër. Ajo është shembull i përkushtimit, disiplinës dhe dashurisë për sportin.
Krenarë për të rinjtë që me pasion dhe vullnet arrijnë majat.
Suksese të mëtejshme, Egzona!🤝🏻