Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

IKD prezanton raportet mbi ndjekjen, gjykimin dhe parashkrimin e korrupsionit, konstatohen mangësi në luftimin e korrupsionit

06/12/2023 - 17:11
në Kryesore, Lajme
A A
IKD prezanton raportet mbi ndjekjen, gjykimin dhe parashkrimin e korrupsionit, konstatohen mangësi në luftimin e korrupsionit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Me organizimin e tryezës ku nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), janë prezantuar raportet me tituj “Ndjekja dhe Gjykimi i Korrupsionit” dhe “Amnistimi i kriminalitetit përmes parashkrimit”, ka vazhduar dita e dytë e “Javës Kundër Korrupsion”.

Në këtë tryezë, kanë marrë pjesë përfaqësues të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), prokurorë, gjyqtarë nga Prokuroritë dhe Gjykatat në vend, avokatë, përfaqësues të Shoqërisë Civile dhe përfaqësues nga ambasadat.

Në cilësinë e panelistëve në këtë tryezë, ishin të pranishëm Vilard Bytyqi, anëtar i KGJK-së, Arian Gashi, anëtar i KPK-së, Burim Ademi, gjyqtar i Gjykatës së Apelit dhe Laura Pula, prokurore në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, gjersa raportet janë prezantuar nga Lavdim Makshana, hulumtues në IKD dhe autor i raporteve.

Fillimisht, Makshana nga IKD ka theksuar se Prokurori i Shtetit ka ngritur gjithsej 43 aktakuza ndaj 75 personave. Nga këto aktakuza, sipas Makshanës, vetëm 13 nga të akuzuarit i takojnë profilit të lartë, ndërsa vazhdon të mbetet një problem shqetësues numri i madh i lëndëve të pazgjidhura të korrupsionit në prokurori dhe gjykata.

Makshana shtoi se ajo që është kthyer në një dukuri është ndjekja penale e ish-zyrtarëve, kjo pasi sipas tij edhe gjatë vitit 2023, nga 13 të akuzuar të profilit të lartë, vetëm për tre prej tyre ishin zyrtarë.

Hulumtuesi i IKD-së, e konsideroi pozitive ngritjen e aktakuzave që kanë të bëjnë me veprat penale që dyshohen të jenë kryer relativisht vonë, duke thënë se kjo mënyrë e veprimit tregon për reagim të shpejtë të Prokurorit të Shtetit në këto raste. Mirëpo, theksoi një rast ku vepra penale dyshohet të jetë kryer më 2014, ndërsa aktakuza është ngritur në tetor 2023 duke e rritur kështu mundësinë e parashkrimit.

Veç këtyre, të gjeturat e raportin theksojnë edhe ngritjen e aktakuzave për korrupsion zyrtar ndaj personave jozyrtarë, të cilët nuk kanë ushtruar asnjë autorizim publik. Sipas gjetjeve të raportit, këto aktakuza kalojnë edhe filtrat e gjykatave, çka dëshmon se edhe gjyqtarët i tejkalojnë lëshimet e prokurorëve. Po ashtu, mos specifikimi i dëmit në aktakuza, mungesa e një hetimi të mirëfilltë të veprave të korrupsionit si dhe mos sekuestrimin dhe konfiskimi i pasurisë së fituar me vepër penale, ishtin vërejtjet dhe gjetjet tjera kryesore të raportit.

Makshana tha se në krahasim me vitin e kaluar, gjykatat kanë pasur një avancim për faktin se kanë zgjidhur më shumë lëndë sesa kanë pranuar. Tutje, Hulumtuesi i IKD-së tha se edhe përkundër afateve ligjore për trajtimin e një lëndë gjyqësore, IKD gjatë monitorimit ka identifikuar raste të korrupsionit të cilat janë aktive në gjykatë, edhe pse aktakuza është ngritur qysh në vitin 2008. Pra, 15 vite më parë.

Edhe politika ndëshkimore vazhdon të mbetet e butë. Shprehur në përqindje, mbi 65% e dënimeve kanë qenë dënime me gjobë dhe dënime me kusht. Në rastet e 70 personave të cilët ishin shpallur fajtorë për korrupsion, dënimi plotësues i ndalimit të ushtrimit të funksionit në administratën publike, u shqiptua vetëm ndaj 26 prej tyre.

Sa i përket raportit “Amnistimi i kriminalitetit përmes parashkrimit”, Makshana tha se ketë vit, janë parashkruar 5 raste të korrupsionit, ku në këto raste përfshiheshin 7 të akuzuar. Sipas Prokurorisë, dëmi i kalkuluar kalon vlerën prej 142 mijë e 817 euro. Mirëpo, ai tha se kjo vlerë është llogaritur vetëm për dy raste, ndërsa për tri raste nuk është llogaritur, pasi Prokuroria nuk e ka përcaktuar dëmin e pretenduar në aktakuzë.

Hulumtuesi i IKD-së, theksoi se në vitin 2024 rrezikojnë të parashkruhen rastet e 20 të akuzuarve, e që përfshijnë 14 raste gjyqësore. Ndërsa, në tri vitet e ardhshme rrezikojnë të parashkruhen rastet e 100 personave të akuzuar për korrupsion.

Sa i përket parashkrimit të rasteve të politikanëve, për vepra të tjera penale, IKD gjen se në vitin 2023 është parashkruar një rast gjyqësor, e që është rasti ndaj ministrit të Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla, i cili ishte i akuzuar për veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”.

Veç këtyre, Makshana shtoi se janë edhe tetë politikanë, rastet e të cilëve për disa vepra rrezikojnë të parashkruhen në tre vitet e ardhshme. Përfshirë shtatë deputetë, katër prej të cilëve vijnë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, dy deputetë vijnë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe një nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Veç tjerash, hulumtuesi i IKD-së, theksoi mungesën e llogaridhënies për rastet e parashkruara. Ndërsa, kritikoi Prokurorin e Shtetit për ngritjen e aktakuzave në prag të vjetërsimit të lëndëve.

Të ngjajshme
Shala: Dënimet për mosdeklarim të pasurisë më të ulëta se…
6 Dhj, 2023, 13:22
IKD: Moszbatimi i Udhëzuesit për Politikë Ndëshkimore solli…
6 Dhj, 2023, 13:17
Avokati Syla thotë se është e habitshme pse ish-zyrtarët nuk…
6 Dhj, 2023, 12:53
Vilard Bytyqi, anëtar i KGJK-së, duke folur për sfidat me të cilat përballet sistemi gjyqësor në Kosovë, tha se nëpër gjykata janë aktualisht 200 mijë lëndë aktive. Bytyqi tha se gjetjet e evidentuara në raportin e Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), janë të sakta. Tutje, ai ka theksuar se sfidë për gjykatat vazhdon të mbetet numri i vogël i gjyqtarëve, karshi numrit të madh të lëndëve të trashëguara ndër vite.

Sipas Bytyqit, sfidë tjetër që po ndikon në efikasitetin e gjyqësorit është edhe ndryshimi i legjislacionit dhe sipas tij edhe sfidë e re e shtuar së fundi, sipas tij është edhe dorëheqja së gjyqtarëve nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.

Prokurorja Laura Pula nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, tha se lëvizjet e shumta të prokurorëve të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, kanë ndikuar në mosefikasitet në zgjidhjen e lëndëve të korrupsionit. Kjo sipas saj, ka ndodhur pasi prokurorët janë avancuar apo edhe kanë dalë nga sistemi prokurorial. Veç kësaj, ajo shtoi se edhe ndryshimi i Kodit të Procedurës Penale ka sjellë probleme, siç është dispozita për mbrojtje të ligjshmërisë, që përfshinë ndërprerjen e paraburgimit.

Krejt në fillim, prokurorja Pula falënderoi IKD-në për punën, pasi tha se hulumtimet dhe raportet e IKD-së janë bazë për përmirësimin e sistemit të drejtësisë dhe se në shumë raste, janë burim i çmuar për fillimin e hetimeve dhe rasteve.

Arian Gashi tha se sa i përket luftimit të korrupsionit, KPK ka hartuar dhe miratuar dokumente strategjike dhe atë me qëllim të rritjes së efikasitetit në luftimin jo vetëm të korrupsionit, por edhe krimit të organizum dhe veprave të tjera, siç janë: Strategjia për luftimin Korrupsionit 2013-2015, Strategjia për luftimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike 2016-2018, pastaj Plani strategjik i sistemit prokurorial 2019-2021 dhe Plani strategjik i sistemit prokurorial 2022-2024.

Gashi teksa iu përgjigj kritikës se në rastet e korrupsionit po ngriten aktakuza të mangëta dhe pa prova, tha se nëse aktakuzat janë të mangëta, ato mund të kthehen në plotësim në fazën fillestare.

“Ato mund të kthehen në fazë shumë të hershme, mos të shkon në shqyrtim gjyqësor, kalon kontrollin e gjykatës, në fazën e hudhjes së aktakuzës, kontrollohet edhe nga Apeli. Mund të kthehen në një fazë shumë më të hershme”, tha ai.

Në lidhje me këtë, gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Burim Ademi tha se ai ka kritika edhe për aktgjykimet e gjykatave edhe aktakuza të mangëta. Gjyqtari Ademi vlerësoi se raportet e IKD-së kanë gjetur disa elemente thelbësore edhe sa i përket ndjekjes, por edhe sa i përket çështjes së gjykimeve. Por, sipas tij, shqetësuese është mangësia e akuzave në rastet e korrupsionit.

“Akuzat në fakt janë të mangëta, siç edhe shpeshherë aktgjykimet janë të mangëta. Nuk duhet të jemi të vetëkënaqur por duhet të jemi vetëkritikë. Pse akuzat për çështjet e korrupsionit janë të mangëta”, tha ai.

Sipas tij, duhet të kemi parasysh faktin që në aktakuza shpeshherë aspektet faktike nuk ndërthuren me elemente të veprës penale. “Çfarë ndodhë me aktakuza shpeshherë ndërthuren qoftë me aspekt disiplonor ose me shkeljet administrative e që normalisht që gjykata në këto raste nuk shpall fajësi”, tha ai.

Ndërsa, avokati Florin Vërtopi, tha se sistemi i normës po shkatërron sistemin e drejtësisë dhe punën e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Tutje, prokurorja Lumturije Vuçetaj nga Prokuroria Themelore në Pejë, tha se përveç kontrollit të aktakuzës, gjykata ka në diskrecion edhe vendime tjera që mund të ndërmerren pa kaluar në shqyrtim gjyqësor, por që për këtë duhet guxim. Prokurorja Vuçetaj shtoi se është e vërtetë që një aktakuzë nuk mund të ecë në gjykatë pa prova, teksa tha se në 99.9 % të rasteve, aktakuzat e saj kanë kaluar dhe se mban përgjegjësi për secilën aktakuzë që nuk i është vërtetuar në gjykatë.

Avokati Leutrim Syla, në tryezën e organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ku u prezantuan raportet me tituj “Ndjekja dhe gjykimi i korrupsionit” dhe “Amnistimi i kriminalitetit përmes parashkrimit”, ka thënë se nga praktikat që ka hasur deri tani në punën e tij, kur një aktakuzë trajtohet dhe aprovohet kundërshtimi, në mesin e avokatëve thonë “ta paskan lexu kundërshtimin”. Ai pyeti se përse ish-zyrtarët nuk kanë mundur të ndiqen penalisht sa ishin në pozita zyrtare.

Ndryshe, “Java Kundër Korrupsion 2023”, e cila po mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan – Byro për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit (INL), do vazhdojë me aktivitete të ndryshme që do të organizohen nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, Lëvizja Fol dhe Iniciativa për Progres (INPO). /BetimipërDrejtësi

JU REKOMANDOJMË

Kuvendi miraton me 67 vota rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore

Ndonëse prezente në Kuvend, opozita s’voton për praninë në sallë
26/10/2026 - 22:53

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 67 vota për rezolutën që trajton vrasjen e fundit në Vitomiricë të Pejës, rastet e tjera të vrasjes së grave, dhunën në...

Më shumëDetails

Haradinaj: Ligji për Specialen u kthye prapa shpinës sime – s’di çka fshihet, veç është “dallaver” i PDK me Presidenten

Dita e Veteranit: Haradinaj mbledh të dielën luftëtarët e UÇK-së
26/10/2026 - 22:32

Ramush Haradinaj nga Aleanca ka deklaruar se ndryshim-ligji për Gjykatën Speciale është tërhequr pa lejen e tij. Ai tha në “Pressing” të T7 se nuk e di çka...

Më shumëDetails

Haradinaj: Ja kam pasë shumë herë inat Hashimit e Kadrisë, por kur sulmohet vlera jote harroj që isha kundërshtar politik me ta

Haradinaj: Ja kam pasë shumë herë inat Hashimit e Kadrisë, por kur sulmohet vlera jote harroj që isha kundërshtar politik me ta
26/10/2026 - 22:18

“Ata duhet me u liru”, tha ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, për ish-krerët e UÇK-së të cilët janë dënuar në Hagë. “Ja kam pas shumë herë inati Hashimit...

Më shumëDetails

U përmend nga avokatja e Arlinda Zekajt, Haradinaj: Kush na përmend pa fakte do përballet me pasoja ligjore

U përmend nga avokatja e Arlinda Zekajt, Haradinaj: Kush na përmend pa fakte do përballet me pasoja ligjore
26/10/2026 - 22:08

Daut Haradinaj nga Aleanca ka paralajmëruar pasoja ligjore ndaj kujtdo që e përmend mbiemrin Haradinaj pa fakte. Ai ka ngritur pikëpyetje edhe ndaj avokates që kishte përfaqësuar viktimën...

Më shumëDetails

Ndizen qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt, Rama: Kërkojmë përgjegjësi për çdo dështim që mund të kishte parandaluar këtë tragjedi

Ndizen qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt, Rama: Kërkojmë përgjegjësi për çdo dështim që mund të kishte parandaluar këtë tragjedi
26/10/2026 - 21:25

Në Prishtinë janë ndezur qirinj në nderim të kujtimit të Arlinda Zekajt, e cila u vra tragjikishtë mbrëmjen e së dielës në Pejë. Kryetari i Prishtinës, Përparim Ram,...

Më shumëDetails

Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK

Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
26/10/2026 - 21:04

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë filluar sot stërvitjen ushtarake bazë në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të Forcës së Sigurisë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në “ProLab Medical Center” të Haxhijahës e Kurshumliut: Analiza pa biokimist e teste gjenetike pa licencim – Inspektorati vendos ndalesa (Dokument)

    Skandal në “ProLab Medical Center” të Haxhijahës e Kurshumliut: Analiza pa biokimist e teste gjenetike pa licencim – Inspektorati vendos ndalesa (Dokument)

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Breshëri të shtënash nga një Opel pa targa në Hajvali, gjenden gëzhoja e municion – këta janë dy të dyshuarit që po kërkohen nga Policia

    206 Shpërndaje
    Shpërndaje 82 Tweet 52
  • Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të …

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    218 Shpërndaje
    Shpërndaje 87 Tweet 55
  • “Pres të mos mund të flini”, letra tjetër e Arlinda Zekajt për shtetin para se vëllai i burrit t’ia marr jetën!

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë