Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

IKD: Shkarkimi abuziv i U.D. Kryeprokurorit të Shtetit – tentativë e qartë për ruajtjen e strukturës korporatiste në KPK

20/11/2025 - 12:58
në Kryesore, Lajme
A A
IKD: Shkarkimi abuziv i U.D. Kryeprokurorit të Shtetit – tentativë e qartë për ruajtjen e strukturës korporatiste në KPK
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prishtinë- Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) reagon ashpër ndaj vendimit të paligjshëm, arbitrar dhe abuziv të një pjese të anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), të cilët, në mungesë të kuorumit për vendimmarrje, kanë nxjerrë vendim për shkarkimin e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi. Ky vendim vjen me fillimin e zbatimit dhe efekteve të para të reformës në KPK që synon ta luftojë korporatizmin brenda këtij institucioni.

Vendimi për shkarkimin e z. Kelmendi është përpjekje për të ruajtur përbërjen korporatiste dhe kontrollin e sistemit prokurorial nga grupi i stërvjetëruar i interesit brenda sistemit prokurorial.

Në mbledhjen e së enjtes të KPK-së, anëtarja Jehona Grantolli propozoi shkarkimin e U.D. Kryeprokurorit të Shtetit. Për këtë, reaguan pesë (5) anëtarë të KPK të cilët e lëshuan mbledhjen, ashtu që KPK mbeti pa kuorum për vendimmarrje. Pas kësaj situate, kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdaraj, konstatoi mungesën e kuorumit dhe mbylljen e takimit, ndërsa transmetimi i mbledhjes u ndërpre.

Megjithatë, pas mbylljes së takimit dhe ndaljes së transmetimit të mbledhjes, pesë (5) anëtarët e mbetur të KPK-së, të cilët nuk përbëjnë kuorumin e nevojshëm për vendimmarrje, u rikthyen në takim. Përkundër pamundësisë ligjore për të mbajtur mbledhjen, ata nxorën një vendim të kundërligjshëm dhe arbitrar për shkarkimin e U.D. Kryeprokurorit të Shtetit dhe caktimin e një U.D. tjetër në këtë pozitë.

Kjo mënyrë e veprimit, përveç se e kundërligjshme, është haptazi kapje e institucionit, në kuptimin literal të saj.

Përderisa me këtë përbërje të KPK, kuorumi minimal i vendimmarrjes është të paktën gjashtë (6) anëtarë, pa të cilët nuk mund të mbahet mbledhja, mbajta e takimit dhe nxjerrja e vendimit për shkarkimin dhe caktimin e ri të U.D. Kryeprokurorit, në mungesë të kuorumit, është një vendim abuziv i një pjese të anëtarëve të KPK, që nuk kanë shumicën e nevojshme për mbajtjen e takimeve të KPK dhe aq më pak për vendimmarrje.

Sipas Plotësim Ndryshimit të Ligjit për KPK, përbërja e KPK do të reduktohet nga 13 në shtatë (7) anëtarë. Ky reduktim është menduar që të ndodhë gradualisht, duke ruajtur mandatin e fituar të të gjithë anëtarëve të KPK. Në janar të vitit 2026, pesë (5) prej anëtarëve të KPK përfundojnë mandatin. Nisur nga fakti se sistemi prokurorial me 01 nëntor 2025 ka zgjedhur një anëtar të ri, i bie se përbërja e KPK do të reduktohet në gjashtë (6) anëtarë, ku edhe një (1) anëtar tjetër mbetet të zgjedhet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Katër nga pesë anëtarët që sot në mënyrë të kundërligjshme dhe abuzive shkarkuan U.D. Kryeprokurorin, e përfundojnë mandatin e tyre në janar të vitit 2026. Nisur nga kjo situatë dhe diskutimet paraprake të KPK në lidhje me zgjedhjen e një anëtare të re në KPK, kjo situatë është tentativë e hapur e grupit të interesit brenda KPK për të ruajtur përbërjen korporatiste, me të cilën ka qeverisur tash e mbi një dekadë.

Për këto zhvillime, Zyra e Bashkimit Evropian (ZBE) e kishte paralajmëruar KPK, duke theksuar se nëse situata si kjo e sotmja ndodhin, Bashkimi Evropian do ta konsiderojë KPK-në dhe anëtarët e saj si pengues të qëllimshëm dhe të drejtpërdrejtë të reformës aq të nevojshme në drejtësi.

“Megjithatë, ndërkohë që jemi në pritje të hyrjes në fuqi të ligjit të ri si edhe rishikimit vijues nga Komisioni i Venedikut në qershor, jam njoftuar për disa zhvillime për keqardhje. E kuptoj që ka diskutime për dorëheqje të parakohshme të bashkërenduar të anëtarëve të Këshillit në mënyrë që të ruhet përbërja aktuale e çekuilibruar e Këshillit dhe të vonohet zbatimit i reformës. Po ashtu e kuptoj që ka diskutime lidhur me zëvendësimin e mundshëm të Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, para hyrjes në fuqi të ligjit të ri. Është e qartë që këto nisma do ta minonin qëllimin dhe efektivitetin e legjislacionit të ri dhe rrjedhimisht të sundimit të ligjit. Nëse këto nisma çohen përpara, BE-ja do ta konsiderojë KPK-në dhe anëtarët e saj si pengues të qëllimshëm dhe të drejtpërdrejtë të reformës aq të nevojshme në drejtësi”, thuhej në letrën e Ambasadorit Aivo Orav dërguar më 28.05.2025 për anëtarët e KPK-së. /BetimipërDrejtërsi

JU REKOMANDOJMË

Kurti: Po përballemi me dy sfida, me provokime në kufi dhe me ngritjen e çmimit të naftës

Kurti: Po përballemi me dy sfida, me provokime në kufi dhe me ngritjen e çmimit të naftës
20/03/2026 - 12:04

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në Bashkësinë Islame të Kosovës ka folur edhe për dy sfidat me të cilat Kosova është duke u përballur aktualisht. Ai ka thënë...

Më shumëDetails

Kryekuvendarja uron Fitër Bajramin: Le të na shërbejë kjo festë si kujtesë se secili mund të japim shumëçka nga vetja

Kryekuvendarja uron Fitër Bajramin: Le të na shërbejë kjo festë si kujtesë se secili mund të japim shumëçka nga vetja
20/03/2026 - 11:17

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu me rastin e festës së Fitër Bajrami ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, raporton Ekonomia Online. Haxhiu, ka theksuar peshën e kësaj feste...

Më shumëDetails

Kurti nga BIK-u: Në këtë ditë feste kujtojmë 37 hoxhallarë, imamë, shehlerë, që ranë dëshmorë në luftën çlirimtare

Kurti nga BIK-u: Në këtë ditë feste kujtojmë 37 hoxhallarë, imamë, shehlerë, që ranë dëshmorë në luftën çlirimtare
20/03/2026 - 11:00

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës ku nga aty ka ururar festën e Fitër Bajramit, raporton Ekonomia Online.Ai tha se edhe këtë vit...

Më shumëDetails

Festa e Bajramit, Abdixhiku: Zoti ju bekoftë ju, familjet tuaja dhe vendin tonë!

Festa e Bajramit, Abdixhiku: Zoti ju bekoftë ju, familjet tuaja dhe vendin tonë!
20/03/2026 - 10:46

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka uruar festën e Fitër Bajramit. Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se kjo festë rikujton vlerat që i bashkojnë: solidaritetin, faljen...

Më shumëDetails

Presidentja Osmani uron Fitër Bajramin: Festë që forcon bashkimin dhe solidaritetin në Kosovë

Presidentja Osmani uron Fitër Bajramin: Festë që forcon bashkimin dhe solidaritetin në Kosovë
20/03/2026 - 09:33

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka takuar në Bashkësinë Islame, Myftiun Naim Tërnava për t’i uruar festën e Fitër Bajramit. Osmani tha se shpreson që kjo festë t’i...

Më shumëDetails

Kryetari Ferit Idrizi, bashkë me nënkryetarin Shpëtim Zhegrova, falin dhe festojnë Bajramin me bashkëqytetarët e Vushtrrisë

Kryetari Ferit Idrizi, bashkë me nënkryetarin Shpëtim Zhegrova, falin dhe festojnë Bajramin me bashkëqytetarët e Vushtrrisë
20/03/2026 - 09:19

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, së bashku me nënkryetarin Shpëtim Zhegrova, kanë marrë pjesë në faljen e namazit të Fitër Bajramit, ku më pas kanë vijuar me vizita...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Stacioni i Autobusëve në Skenderaj hap 10 vende të lira pune

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Fabrika gjigante “Loni Dekor” hap vende të reja pune, shpall konkurs për dy pozita

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Gjykata i cakton 30 ditë paraburgim policit Fatmir Uka, i arrestuar në skandalin e publikuar nga Veriu.info

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë